Arrin në Tetovë biblioteka lëvizëse me mbi 1 mijë tituj

Në Tetovë sot është vendosur biblioteka me rrota apo e njohur si “READ on Wheels”, të cilën do të mund t’i shfrytëzojnë qytetarët. Biblioteka në rrota (minibus) është e pajisur me rreth 1.000 libra në disa gjuhë, me autorë/e nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Shqipëria dhe Turqia. E njëjta sot iu dorëzua Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “LOJA” nga ambasadori i Bashkimit Evropian në RMV David Geer, dhe drejtuesit e Institutit Goethe.

“Jemi shumë krenarë me këtë nismë e cila do të jetë një bibliotekë lëvizëse dhe me ngjarje që do të udhëtojë brenda vendit, dhe të bëjë atë që librat e bëjnë më së miri, që është të mbledhë njerëzit bashkë, brenda komuniteteve të ndryshme, brenda kulturave të ndryshme, t’i ndihmojë njerëzit të mësojnë nga njëri tjetri, të ju mësojë atyre se çfarë do të thotë të jesh dikush tjetër“, tha euroambasadori David Geer. Biblioteka ka libra për fëmijë dhe të rritur.

“Në tre vitet e kaluara biblioteka lëvizëse ka qenë në të gjithë këto shtete, Maqedonia e Veriut, Kosovë, Serbi, Turqi dhe Shqipëri. Tani e kemi nderin të ja dorëzojmë LOJA-s”, tha Marija Çorbeva nga Instituti Goethe. Kjo bibliotekë është pjesë e projektit READ i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“LOJA do të bëjë maksimumin që të bëjë aktivitete kualitative për të cilën jemi edhe të njohur dhe besoj se nuk ka një ogur më të mirë për hapjen e qendrës se sa të fillojë me këtë aktivitet“, tha Bujar Luma drejtor i LOJA-s. Ky aktivitet u realizua në kuadër të aktiviteteve të hapjes zyrtare e Shtëpisë së Evropës (Europe House) në Tetovë, e cila do të vijojë gjatë gjithë ditës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dubai planifikon resort gjigant në formë Hëne

Dubai pritet të bëhet sërish qendër e vëmendjes me një projekt futurist prej 5 miliardë dollarësh: një resort në formë Hëne, i propozuar nga...

Fetai: Struga e bukur u turpërua nga Merko, por kapitulli i ri po vjen!

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se së bashku me deputetin Bekim Qoku, shefin e Shtabit dhe strukturat e VLEN në Strugë, kanë...

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë”

Hoxhë Bedri Lika: “Nuk ban hoxha me u përzi në politikë” Hoxhë Bedri Lika ka reaguar ndaj atyre që shpesh thonë se imamët nuk duhet...

Mexhiti dhe Kasami në Strugë: për të ndarë përvojat e qeverisjes me Mendi Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, priti në shtabin e tij zgjedhor dy figura të njohura politike shqiptare në Maqedoninë e...

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga

“Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm Hoxha nga Struga “Shqiptarët nuk janë lodër në duart e Mickoskit” – Reagon fuqishëm...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu