Arrestohet shqiptari, u kap kokainë me vlerë mbi 5 milionë euro

Një 52-vjeçar shqiptar dhe shoqëruesja e tij 37-vjeçare italiane janë arrestuar ditën e djeshme në Bolzano të Italisë.

Mësohet se në bagazhin e automjetit të dyshes u gjetën nga qeni i policisë 15 çanta të mbyllura me 15 kilogramë kokainë.

Operacioni u krye gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës gjatë një postblloku pranë kabinës së pagesës së autostradës Bolzano Sud.

Nga kontrollet rezultoi se shoferi shqiptar i shoqëruar nga një italiane, sipas noa, ishte me precedentë penalë për drogë.

Makina ishte e regjistruar në emër të një personi të tretë, gjithashtu shqiptar me histori narkotike. Lënda narkotike u sekuestrua.

Sipas vlerësimeve të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, kokaina, nëse do të hidhej në treg, do të kishte një vlerë mbi 5 milionë euro. / Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu