Arrestohet personi që njoftoi Policinë për gjetjen e 4 të miturve pa ndjenja në shtëpinë e tij – Detajet nga policia

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin në shtëpinë e të cilit u gjetën 4 persona të moshës nën 18 vjeç pa ndjenja dhe me lëndime trupore.

Personi me inicialet D.GJ në cilësinë e të dëmtuarit dhe njëkohësisht pronarit të shtëpisë është paraqitur në stacionin policor me denoncimin se është sulmuar nga një person i mitur, por pas ndërhyrjes së policisë dhe dërgimit të katër të miturve në Klinikën e Toksikologjisë denoncuesi ka përfunduar në pranga.

Motivet për këtë, as policia dhe as Prokuroria Publike nuk i bën të ditura derisa hetimi është në rrjedhë e sipër.

“Pas denoncimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Aty ka gjetur katër persona minoren. Dy prej tyre kanë qenë pa ndjenja dhe kishin konsumuar alkool dhe substanca psikotrope. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dëshmi të lëndëve të konsumuara. Do të bëhet ekspertizë plotësuese për përmbajtjen e tyre”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Nga Klinika e Toksikologjisë kanë njoftuar se gjendja e të miturve është stabile dhe po vazhdojnë t’i nënshtrohen trajtimeve mjekësore.

Për dallim nga policia, reparti i Toksikologjisë njoftoi se pasqyra e gjakut tek katër pacientët ka rezultuar vetëm me përdorim të lëndëve psikotrope dhe jo prezencë alkooli.

Minorenët e moshave 14-17, dy djem dhe dy vajza u gjetën në shtëpinë e 40 vjeçarit falë denoncimit që dyshohet të ketë ardhur nga pronari i shtëpisë i cili i ka thënë policisë se është sulmuar, por organet e rendit në trupat e dy të miturve kanë gjetur shenja dhune, të cilat duhet vërtetuar nga hetimi i organit të akuzës.

Kjo ka bërë që denoncuesi në cilësinë e pronarit të shtëpisë të përfundojë në pranga, por ky nuk mbetet motivi i vetëm i arrestimit. Hetimi i organit të akuzës duhet të vërtetojë përgjegjësin e 40-vjeçarit në raport me 4 të miturit dhe ngjarjen e regjistruar në shtëpinë e tij. / Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin thotë se ka arritur një marrëveshje me Trumpin: Shpresoj që Kievi të mos e prishë

Putin deklaron se ka arritur një marrëveshje me Trumpin dhe shpreson që udhëheqësit në Kiev “të mos prishin” procesin për të sjellë fundin e...

Gazetari pyet Putinin: “A do të ndalosh së vrari civilë?” – Reagimi i tij trondit i gjithë botën

Ndërsa Donald Trump dhe Vladimir Putin pozuan për kamerat pasi u takuan ballë për ballë në Alaska, gazetarët po u drejtonin pyetje udhëheqësve me...

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu