Arifi për Kurtin: Është tradhtar i popullit shqiptar të Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka komentuar veprimet e Qeverisë Kurti ndaj Luginës së Preshevës. Ai ka kritikuar shefin e ekzekutivit kosovar për përçarjen e spektrit politik të Luginës së Preshevës. Në një prononcim për gazetën Nacionale, Arifi ka folur për mospërfshirjen e shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit. Sipas tij, kjo është një tradhti që Kurti u ka bërë shqiptarëve të Luginës.

“Për mua Kurti është tradhtar i popullit shqiptar të Preshevës, sepse ka pranuar në Marrëveshjen Brukselit dhe të Ohrit që shqiptarët e Luginës fare të mos jenë pjesë e reciprocitetit dhe fare të mos jenë pjesë e kësaj marrëveshje”, ka thënë Arifi. Duke i komentuar veprimet e Qeverisë Kurti për Luginën, ai ka thënë se ato janë nën hije e përçarjes politike që Kurti ia ka ofruar spektrit politik të Luginës.

“Veprimet e ashtuquajtura të mira për Luginë të Preshevës janë nën hijen e politikave të Kurtit që e kanë përçarë Luginën e Preshevës. Këto veprime për mua janë artificiale, sepse më e rëndësishme që ka ndodhur është ajo që ne për tri vite jemi pa përfaqësim të dinjitetshëm në Parlamentin e Serbisë. Kjo sepse e ka përçarë listën dhe ka krijua dy blloqe. Njëjtë ai është duke vepruar edhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Arifi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu