Anti-bixhozi: Do të publikojmë fotografitë e deputetëve që nuk e votojnë Ligjin për lojërat e fatit

Lëvizja Anti-bixhoz ka kërkuar sërish nga deputetët e Kuvendit që të votojnë për propozim-ligjin për lojërat e fatit, i cili herën e parë u anulua nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Jushi Emërllahu nga Anti-bixhozi tha se presin që këtë herë ligji të përkrahet nga së paku 61 deputetë, në mënyrë që të mos varet sërish nga presidenti. Ai theksoi se do të publikojnë emrat dhe fotografitë e deputetëve që nuk do ta votojnë propozim-ligjin, i cili parasheh largim të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet arsimore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve pasi janë 120 dhe radhën që kaloi votuan vetëm 55 dhe kjo është zhgënjyese. Çfarë bëjnë deputetët tjerë. Bëjmë thirrje që ky ligj të përkrahet nga të gjithë, pasi është ligji i parë që mbron qytetarët nga lojërat e fatit. Edhe pse nuk i përmban kërkesat tonë, megjithatë është fillim i mbarë. Sado që ligji është i keq, është më mirë se sa të mos ketë”.

“Do të kalojë sërish me flamurin evropian dhe kërkojmë që të votohet nga 61 deputetë në mënyrë që të mos varemi nga presidenti, nuk presim të ndodh e njëjta pasi deputetët janë të vetëdijshëm që ky propozim-ligj është në interes shoqëror”, tha Jushi Emërllahu.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje partive politike që të mos e politizojnë këtë çështje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu