Anija e 14-të me ndihma humanitare nga Turqia arrin në Gaza

Anija mban 10.460 tenda, 14.350 batanije, 20 tualete portative dhe njësi dushi, dhe 300 gjeneratorë, në total 871 tonë ndihma humanitare.
Anija e 14-të e ndihmave humanitare e dërguar nga Turqia ka arritur në Gaza, njoftoi agjencia turke e fatkeqësive, transmeton Anadolu.

Kamionët e ndihmës nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) “të ngarkuar me tenda dhe batanije po hyjnë aktualisht në Gaza përmes portës kufitare Rafah”, tha agjencia në X.

“Me fuqinë e shtetit tonë dhe mbështetjen e kombit tonë, ne qëndrojmë me Palestinën”, thuhet në deklaratë.

“Për të shëruar plagët e vëllezërve dhe motrave tona nga Gaza dhe për të përmbushur nevojat e tyre për strehim të përkohshëm, ne kemi nisur ‘Anijen e Mirësisë’”, tha më parë Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya në X.

Anija mban 10.460 tenda, 14.350 batanije, 20 tualete portative dhe njësi dushi, dhe 300 gjeneratorë, në total 871 tonë ndihma humanitare, vuri në dukje ai.

Duke theksuar angazhimin e Ankarasë për të ndihmuar ata që kanë nevojë, ai tha se “Si në të kaluarën, edhe sot ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë të shtypurve”, duke shtuar se do të vazhdojnë t’u shtrijnë dorën e ndihmës atyre në nevojë.

Dërgesa pasqyron mbështetjen e vazhdueshme të Turqise për palestinezët dhe përpjekjet për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çitaku: Krimi po merr përmasa galopante, faturën e paguajnë qytetarët

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmit se Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka...

Merret vendimi! Burg i përjetshëm për anëtarin e ‘Hellbanianz’

Një nga emrat më të njohur të grupit “Hellbanianz”, Sabajet Shuti – i njohur ndryshe si “Skilla” – është dënuar me burgim të përjetshëm...

511 miliardë fuçi naftë të zbuluara në Antarktidë mund të nxisin Luftën e Tretë Botërore – Ja pse!

Pikat kryesore të historisë Luftë Botërore? Antarktida është një zonë që nuk lejohet të eksplorohet për përfitime financiare personale nga asnjë shtet. Rusia ka zbuluar...

Vdekja e 27-vjeçarit, reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, në duart e...

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu këmbëngul se Izraeli nuk po kërkon të zhvendosë me forcë palestinezët, por thjesht dëshiron t’u ofrojë atyre që janë të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu