Albin Kurti: Zgjedhjet e ardhshme, çështje muajsh

Kryeministri, Albin Kurti është deklaruar mbi temat të cilat diskutoi sonte me liderin opozitar, kreun e PDK-së, Memli Krasniqi. Ai u shpreh se mes tjerash me Krasniqin, diskutuan për zgjedhjet e ardhshme, për të cilat theksoi se tashmë janë çështje muajsh, transmeton klankosova.tv.

”Diskutuam edhe për situatën në përgjithësi, edhe sa i përket ecjes së Kosovës në integrimet ndërkombëtare. Po ashtu diskutuam edhe për zgjedhjet e reja”.

”Ata e kanë përcaktuar kandidatin e tyre për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi se zgjedhjet e radhës janë çështje të viteve, por janë çështje të muajve”.

”Ndaj edhe unë jam i interesuar që të diskutoj me PDK-në, LDK-në, e AAK-në, se cila është stina më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës. Në përgjithësi, më mirë është pranvera ose në vjeshtë, e nëse shkon mandate deri në fund, i bie që zgjedhjet të mbahen diku në dimër”.

”Por, nuk dua që për këtë ta imponoj vullnetin tim, ose të them vetëm kështu se nuk mundet ndryshe. Le ta bëjmë debatin në kuadër të fushatës zgjedhore, ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të jenë zgjedhjet. Na nevojitet edhe LDK-ja, edhe AAK-ja. Darka ka zgjatur shumë, por nuk jemi takuar kaherë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu