Albin Kurti shtron drekë për kampionin olimpik Shaban Tërstena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar drekë për kampionin olimpik, Shaban Tërstena, sportistin e parë shqiptar që ka fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Gjatë këtij takimi u bisedua për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris dhe për Lojërat Mesdhetare 2030 që do të organizohen nga Kosova.

“Bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani sollën në kujtim arritjet kryesore të z. Tërstena, përgatitjet e tij, sfidat e kohë. Biseduan rreth potencialit dhe pritjet për sportistët shqiptarë në Lojërat Olimplike 2024 që do të mbahen në Paris nga 26 korriku deri me 11 gusht. Gjithashtu diskutuan edhe për përgatitjet që shteti i Kosovës po bën për organizimin dhe mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se Tërstena, 40 vjet më parë, në vitin 1984 në Los Angeles në kategorinë -52kg në mundje kur i kishte vetëm 19 vjeç, u bë mundësi më i ri në Botë që ka fituar medalje të artë olimpike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rama pas vizitës në Hagë: Në zemër të Evropës po ndodh padrejtësi ulëritëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka përfunduar vizitën tek ish-presidenti Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale e ka quajtur “godinë ku luhet teatri i turpit...

Nga 20 minuta për krerët e UÇK-së në fjalët përfundimtare – Haga mbyll provat dhe dëshmitarët

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit...

Brenda Telefonit të Faruk Mujkës Mesazhet që tregojnë si u koordinua me Dejona Mihailin dhe Artane Rizvanollin për punësim ilegal

Në publik, më 1 dhjetor të vitit 2022, Ndërmarrja Hidro-Ekonomike Ibër Lepenci njoftonte se zotëri Faruk Mujka, përmes një procesi të ligjshëm të përzgjedhjes,...

Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Klinakut për kanosjen e Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka vendosur të pushojë procedurën penale ndaj tij për...

Punonte shërbyes për të luajtur futboll: Historia e dhimbshme që formoi yllin Myrto Uzuni

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni ka rrëfyer fillesat e tij në futboll dhe veshtirësitë që ka kaluar, të cilat i kanë dhënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu