Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angella Ageller ka njoftuar se është takuar me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikollovski. Në takim, siç bëjnë të ditur nga Ambasada e ShBA-së, është folur për “prioritetet e Ministrisë në muajt që vijnë”.
“Ambasadorja shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në projektet në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, qëndron më tej në njoftim./TV21