A pati të drejt presidentja Osmani në aeroport? Flet ekskluzivisht Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës dhe kryetari i tanishëm i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dhënë versionin e tij për skandalin diplomatik në Shkup ku protagoniste ishte presidentja Osmani. “Baci” që shquhet për daljet e hershme në nivele të larta biznesi dhe diplomatike, ka thënë për Indeksonline se nuk ekziston asnjë konventë që favorizon ndonjë diplomat apo shmang kontrollin për liderët apo politikanët. “Tregimi i pasaportes dhe nenshtrimi i kontrollit te sigurisë jo vetem qe jane obligim ligjor por edhe edukate dhe rrespekt ndaj udherareve qe udhetojne sebashku me ju!

Që kur kam filluar të udhëtoj, asnjëherë nuk kam pretenduar të shmang rregullat e udhëtimit, pavarësisht pozitës dhe statusit që kam mbajtur. Asnjëherë nuk kam pranuar të kaloj pikën e kontrollit pa mundësuar që sendet e mia të kalojnë nëpër makinat e kontrollit me rreze X, edhe pse udhëtoj ekskluzivisht me aeroplanin tim. Përveç obligimit ligjor, skanimi i sendeve është gjithashtu një detyrim moral dhe respekt ndaj pasagjerëve të tjerë. Pse dikush duhet të mendojë se mund të ndodhë diçka gjatë udhëtimit me aeroplan, duke e ditur se jo çdo pasagjer ka lejuar që sendet e tij t’i nënshtrohen kontrollit me rreze X?

Asnjëherë nuk kam kaluar pikat kufitare pa ofruar pasaportën time (edhe pse diplomatike) për të dëshmuar se udhëtimi ka ndodhur. Këto dy gjëra, ofrimi i pasaportës dhe kontrolli i sigurisë, kanë qenë pjesë e edukatës sime të udhëtimeve!

Ju them me siguri se nuk ekziston asnjë konventë që lejon shmangien e detyrimit për të treguar pasaportën dhe për t’iu nënshtruar kontrollit të sendeve, veçanërisht jo Konventa e Vjenës. Këto dy veprime, tregimi i pasaportës dhe kontrolli i sendeve, mund të evitohen vetëm kur personi me imunitet paraprakisht, para kalimit të pikës kufitare, kryen detyrimin e deklarimit me shkrim të sendeve dhe dërgon pasaportën për kontroll.

Shpeshherë, personit me imunitet i duket se nuk ka pasur kontroll të këtyre dy gjërave, por në realitet protokolli i shtetit nikoqir i kryen këto veprime në bashkëpunim me autoritetet aeroportuale, duke lehtësuar sa më shumë hyrjen dhe daljen e mysafirit me imunitet, por kjo nuk ndodh në asnjë aeroport tranzit nëse stafi i personit me imunitet nuk i ka kryer veprimet paraprakisht” ka thënë Pacolli për Indeksonline./IndeksOnline/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu