A do të shkarkohet drejtori i Toksikologjisë? – Detaje se si iu ndërrua urina një personi përdorues të substancave narkotike

Ministri i Shëndetësisë një ditë më parë deklaroi se do ta shkarkojë drejtorin mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë, Danill Petrovski, kurse sot thonë që akoma nuk e kanë nënshkruar vendimin e shkarkimit. Nga Ministria njoftuan që janë duke e pritur raportin e jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor që pastaj të marrin një vendim të plotfuqishëm.

Ndërkohë nëpër media po qarkullojnë informacione se në mesin e 18 të punësuarave me kontratë në vepër, njeri nga stafi teknik i ka bërë trysni një laboranti që t’i ndërrohet urina një personi me substanca narkotike. Këto indicie do të inspektohen nga autoritetet kompetente.

“Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të bëhet inspektim i jashtëzakonshëm në Klinikën Universitare për Toksikologji – Shkup lidhur me statusin e 18 personave të punësuar të cilët kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Financave, për të konstatuar gjendjen aktuale. Për këtë procedurë nuk ka shkelje të kompetencave ligjor dhe është angazhim i ministrit Ilir Demiri. Pas raportit të pranuar nga inspektoratet kompetente do të veprohet sipas rregulloreve ligjore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në fakt mollë sherri për këto përplasje në Toksikologji u bënë 18 të punësuar, të cilët tani më 4 muaj nuk kanë marrë paga. Mes tyre laborant, infermiere, administratore dhe shumica prej tyre me përvojë pune disavjeçare vetëm me kontratë në vepër. Në të gjithë këto zhvillime njëri nga doktorët Nino Beqarovski ka deklaruar sot dorëheqjen e tij nga Klinika Toksikologjisë.

Nga 31 dhjetori 2023, 18 të punësuarve të toksikologjisë u ka skaduar kontrata e punës dhe tani me katër muaj punojnë pa pagesë ndërsa vendimi final për këto të punësuar pritet të merret nga Ministri i Shëndetësisë. Nga ky resor thanë se zgjidhja e tyre do të bëhet pas zgjedhjeve./ Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu