BDI reagon ndaj deklaratave të Mexhitit: Tentativë për t’i ikur përgjegjësisë për krimin e bërë me objektet pa leje

Bashkimi Demokratik për Integrim i është përgjigjur kryetarit të LD-së, Izet Mexhiti, pasi ky i fundit në emisionin ClickPlus në TV21 tha se eksponentë të BDI-së kanë ndërtuar “ndërtime të egra” në Çair, e që janë legalizuar si për të gjithë qytetarët më pas nga komuna e Çairit. Mirëpo, nga BDI thonë se Mexhiti ka bërë krim me legalizimet e objekteve dhe ndërtesave në Çair dhe po tenton t’i ikë përgjegjësisë“Izet Mexhiti botërisht pranoi në televizion se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë si kryetar i komunës dhe me preferenca politike/korruptive, e jo në mënyrë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore. Parashtrojmë pyetjen se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Tutje nga BDI thonë se vet Mexhiti ka vendosur për legalizimin e objekteve në fjalë, ndërsa theksojnë se kjo nuk është bërë në bazë ligjore dhe ftojnë organet e drejtësisë që të ndërmarrin masa.

“Ftojmë organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë të veprojë sipas detyrës. Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve”, thonë nga BDI

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu