VLEN: Brenda koalicionit të BDI-së janë tubuar njerëz që nuk kanë të drejtë as të kalojnë përpara Ambasadës Amerikane në Shkup!

Nga opozita shqiptare (VLEN) thonë se janë të bindur se do ta mposhtin BDI-në, deklarojnë se Ali Ahmeti kërkon shpëtim nga persona të listës së zezë amerikane. Nga ky koalicion duke e komentuar koalicionin e BDI-së me PDE-në, PDSH-në dhe LP-në, thonë se

“Fakti që Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi
se BDI-ja është e vetëdijshme se po humb. Ai po e vret lavdinë e vjetër
me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet
temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga
frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as vetë nuk ia
di emrin, të Arianit Hoxhës, që nuk di as shkurtesën e partisë, Menduh
Thaçit si “probatim i Mijallkovit”, Kurto Dudushit si shpëtimtar në
Shutkë dhe, së fundi, pritet të gjunjëzohet përpara Ziadin Selës, me të
cilin dikur akuzoheshin se kush kë e ka vrarë dhe tradhtuar në besë.
Thjesht, Ali Ahmeti u bë qiramarrës i partive. Megjithatë, ajo që po del sheshazi është se BDI-ja përfundimisht po e rrëzon mitin se është partner ekskluziv i administratës amerikane. Kështu, Menduh Thaçi, Duka i VMRO-së, besnik “deri në vdekje” i Sasho Mijalkovit dhe personi në listën e zezë prej shumë vitesh në SHBA, prej dje është “fytyra e re” e Frontit Evropian të Ali Ahmetit. A ka fund që BDI-ja nuk do ta prekë? Nuk ka ironi më të madhe që ky ekip të deklarojë se po lufton për vlerat europiane dhe kundër interesave ruse në Ballkan, ndërkohë që brenda tij janë tubuar njerëz që nuk kanë të drejtë as të kalojnë përpara Ambasadës Amerikane në Shkup. Sidoqoftë, ne i falënderojmë që po bëhen bashkë, sepse kështu me një goditje do t’i pensionojmë politikisht të gjithë bashkë, ndërsa pas 8 majit disa mund bëhen dhe fqinjë të Kurto Dudushit në Shutkë”, thonë nga VLEN.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Si një i afërm i Hitlerit”: Erdogan shpërthen ndaj Netanyahu-t

Rexhep Tajip Erdogan e quan sulmin e Izraelit në Katar javën e kaluar 'një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar' Presidenti turk Rexhep...

Rubin: Clinton u impresionua nga sjellja e Thaçit gjatë luftës

James Rubin ka deklaruar se ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton, i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e Hashim Thaçit. Rubin...

Si avulluan premtimet e vredistëve?

Po bëhet afro një vit e gjysmë qëkur vredistët e Severnës proklamuan me bujë duke ngritur rrëmet njerëzish anembanë "državës" për ndryshimin e jashtëzakonshëm...

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu