Thaçi: Përfshirja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut e rrezikon Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Menduh Thaçi ka thënë se implikimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do ta rrezikonte Kosovën.

Madje sipas Thaçit, përkrahja e një force politike në të ardhmen mund ta rrezikojë edhe vet kryeministrin Kurti dhe partinë e tij.

“E rrezikon Kosovën me këto semantika politike që i lëshon se mund të përkrahë një forcë politike. Në të ardhmen do të rrezikojë veten pak më shumë dhe Vetëvendosjen. Se taksita politike në paqartësi gjithmonë të shtynë që të rëshqasësh në kokërr të shpindës. Për shembull një pyetje ngel pa përgjigje, si mundet Vetëvendosje ta takojë partinë qeveritare maqedonase LSDM-në në mes të Prishtinës dhe të krijojë raporte shumë pozitive, e mos ta takojë partinë shqiptare e cila është shumicë absolute në kombin politik shqiptarë së paku me numrat që kanë qenë deri tani”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Derisa theksoi se implikimi i institucioneve shtetërore kosovare në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut rrezikon është negative për vendin dhe vet qytetarët.

“Unë nuk e them këtë me sarkazëm. Ne si njerëz kemi të drejtë kjo është demokraci dikush e simpatizon dikë dikush dikënd tjetër, por implikimi i insitucioneve shtetërore në zgjedhjet te një vendi tjetër është negative për atë vend për ata qytetarë”, shtoi Thaçi./teve1.info./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu