Thaçi: BDI e tanishme dhe BDI e vitit 2002 kanë ndryshime të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Menduh Thaçi ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim-BDI e tanishme dhe BDI e vitit 2002 kanë ndryshime të jashtëzakonshme.

Kështu deklaroi Thaçi duke iu referuar deklaratës së tij të vitit 2017 ku kishte thënë se kurrë nuk do të bashkëpunonte me Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-së.

Madje ai e kishte cilësuar atë si një udhëheqës i një grupi kriminal që sipas tij, i kanë terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për 18 vite.

“Unë kurr s’do të bëjë me Ali Ahmetin, a e kuptoni ju. Ali Ahmeti është udhëheqës i një grupi kriminal që i kanë terrorizuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut 18 vite “, kishte thënë ai.

Derisa sonte në emisionin “Këndi i Debatit”, ai tha se transformimi i BDI-së në forcë politike ka qenë i mundimshëm.

“Një gerilë e armatosur të transformohet në forcë politike, është një proces shumë i mundimshëm. Më së shumti i ndihmon asaj gerile që të transformohet në forcë politike. Opozita e vërtetë e cila e sulmon me të gjitha mjetet e mundshme politike dhe demokratike dhe në asnjë moment nuk tregon kurrfarë frike prej tyre”, tha ai në Tëvë1.

Më tej, Thaçi tha se të gjithë të tjerët që më pastaj janë paraqitë dhe kanë emitu sipas tij, opozitën kanë pasur synim vetëm dëmtimin e PDSh-së.

“Nuk është vetëm pasojë e kësaj beteje po është pasojë e një beteje paralele që ka pasur PDSH me vet sistemin në Maqedoni, i cili sistem pandërprerë e ka goditur PDSH-në. Që do të thotë se edhe maqedonasit dhe sllavët e kanë kuptu se cila është strategjia e jonë, ata gjithmonë gjatë këtyre dy dekadave kanë vepru që fillimisht të dëmtojnë dhe shkatërrojnë opozitën shqiptare. Një popull që s’ka opozitë leje që s’mund të konkurrojë të jetë komb por i mungon kategoria elementare morale se opozita atë punë e ka sulmin ndaj pushtetit, dhe në asnjë moment mos të tregojë minimumin e frikës. Dhe ky transformim i BDI-së ka qenë shumë i lodhshëm dhe shumë i mundimshëm. Të gjithë këta që më pastaj janë paraqitë dhe kanë emitu opozitën, unë ju them se detyrë dhe angazhim kanë pasur dëmtimin e PDSh-së./teve1.info./

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu