Bujar Osmani: Ja cili libër do t’ua ndryshon dramatikisht mënyrën se si e shihni botën

Libri “Nudge” nga Thaler dhe Sunstein është libri i radhës të cilin ua ka sugjeruar ndjekësve të tij në rrjete sociale kandidati shqiptar për president, Bujar Osmani.

Ministri Osmani thotë se është libër i domosdoshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë se si njerëzit marrin vendime në jetën e përditshme dhe, ata të cilët janë pjesë e shërbimit publik.

“Sipas autorëve, me hapa shumë të vegjël, ndonjëherë dhe të padukshëm, mund të bëjmë ndikim dramatik në vendimmarrjen e njerëzve për një jetë më të shëndetshme dhe më cilësore. Ata bënë një eksperiment, në mensën e një shkolle fillore, vendosin pemët dhe perimet në rend të parë kurse ëmbëlsirat në rend të fundit. Në shkollën tjetër e bëjnë të kundërtën, ëmbëlsirat në rend të parë dhe pemët dhe perimet në rend të fundit. Në shkollën ku pemët janë në pjesë më të dukshme për nxënësit, 25% nxënësit konsumojnë ushqim të shëndetshëm më shumë se sa ata në shkollën tjetër. Dhe kjo flet se, me një riorganizim të vogël të produkteve ushqimore nëpër shkolla, do të bëjnë ndikim dramatik në atë se si ushqehen fëmijët, nxënësit dhe çfarë shëndeti do kenë ata. Ata bëjnë edhe disa eksperimente tjera, të cilët tregojnë se si të gjithë ata të cilët kanë mundësi të ndikojnë dhe i quajnë arkitekt të zgjidhjes, munden me disa lëvizje të vogla të bëjnë ndikim të madh në vendimmarrjen e njerëzve. Andaj, ky libër do të ndryshon dramatikisht mënyrën se si e shihni botën. Është lehtë i lexueshëm dhe i këndshëm. Jua rekomandoj të gjithëve. Ju faleminderit dhe mirupafshim në rekomandimin e radhës!” u shpreh Osmani.

MARKETING

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu