“Pas vështirësisë, vjen lehtësimi”, del nga spitali Elza Ujkani të cilës i ra kulmi i komunës së Prishtinës

Elza Ujkani, më 18 janar të këtij viti pësoi një aksident të tmerrshëm.

Ajo u godit nga kulmi i objektit të komunës së Prishtinës, që ra si pasojë e erërave të forta atë ditë.

23-vjeçarja ishte në gjendje kritike për disa javë.

Ajo iu nënshtrua një intervenimi kirurgjik, pas të cilit iu përmirësua gjendja e saj shëndetësore.

Elza Ujkani, e cila është motra e deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, tregoi se sot më në fund ka dal nga spitali.

“Pas vështirësisë, vjen lehtësimi”, tha ajo duke e përdorur një citim nga Kur’ani.

Ajo shpjegoi me hollësi për sfidat shëndetësore që kishte kaluar.

E reja foli edhe për një komplikim shëndetësor (infeksion) që pati pas intervenimit të parë.

“Gjithçka ishte duke shkuar mirë, kur…

Papritur, mjekët kishin vërejtur përhapjen e një infeksioni në kokën time dhe se ishte nevoja edhe për një intervenim tjetër. Ky lajm për mua ishte tronditës, dhe mu duk se gjithë ato ditë dhe netë të gjata me dhimbje do te ktheheshin prapë.

Përsëri errësirë…

Operimin për heqjen e infeksionit bashkë me një pjesë të kafkës e kreu përseri doktor Faiku, bashkë me stafin e tij të neurokirurgjisë.

Kur u zgjova, ai më njoftoi se gjithçka kishte shkuar mirë falë menaxhimit të suksesshëm të infeksionit.

Pas këtij intervenimi, mendova se trupi ishte në atë nivel, ku e kisha lënë para se të mbyllja sytë për herë të dytë. Por… realiteti ishte krejtësisht i kundërt.

Filluan të më tradhëtonin këmbët dhe duart, duke më bërë të përjetoja ndjesi të frikës dhe pasigurisë. Ndjeva se po humbja prapë kontrollin mbi trupin tim, dhe kjo mungesë e forcës fizike po më bënte të ndihesha e zbrazët”, shpjegoi me hollësi e reja.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu