Zjarrëfiksit nga Tetova: Askush nuk e ka hedhur qenin, kemi tentuar ta shpëtojmë

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet një qen duke rënë nga një ndërtesë e lartë në Tetovë. Reagimet e para ishin se dikush e ka hedhur qenin nga kati i gjashtë, gjë që shkaktoi reagime te qytetarët, sidomos te dashamirët e kafshëve shtëpiake. Edhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve shtëpiake dolën dhe e dënuan ngjarjen si vandaliste dhe çnjerëzore.

Pasi është hetuar i gjithë rasti, është konstatuar se qeni sapo ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në ndërtim e sipër, ndërsa zjarrfikësit tetovarë, të thirrur nga investitori i objektit shumëkatësh, po përpiqeshin ta shpëtonin qenin.

“Qeni është ngjitur në katin e shtatë, zjarrfikësit tentuan ta kapnin dhe ta zbresin poshtë. Unë kam qenë në ndërtesë, ballkonet nuk janë ndërtuara. Nuk besoj se një zjarrfikës mund ta bëjë një gjë të tillë dhe të hedhë një qen nga kati i shtatë. Nëse vërtetohet se vërtet e ka hedhur një zjarrfikës, sigurisht që do të marrim përgjegjësinë për një rast të tillë. Kërkoj edhe nga ndërtuesit që po ndërtojnë objekte në Tetovë që t’i mbyllin objektet që të mos kemi raste të tilla, të mos ngjiten qentë, të shkojmë të ndërhyjmë dhe pastaj të dalim fajtorë që qëllimisht i kemi hedhur qentë atje. “ ka thëne Avni Ameti, komandant i Zjarrfikëses së Tetovës.

Zjarrfikëset jo vetëm nga Tetova, por edhe nga qytetet e tjera ndërhyjnë shpesh për të shpëtuar macet e ngecura në pemë, qentë e ngulur në kantiere apo për të larguar gjarpërinjtë nga banesat.

Rasti me qenin është raportuar edhe në polici, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer hetimet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu