Dullovi: Adnan, kërkoji falje kolegëve nga Kosova dhe Shqipëria

Diskreditimi i kolegëve gazetarë nga Shqipëria e Kosova nga një eksponent lokal i Lëvizjes Besa, është një akt i papranueshëm për një shoqëri demokratike. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Lirim Dullovi, duke i reaguar sekretarit organizativ të Lëvizjes BESA, Adnan Azizi, i cili akuzoi gazetarë dhe analistë nga Shqipëria dhe Kosova si të shitur të BDI-së.

“I nderuar Adnan Aziri, keni akuzuar rëndë kolegët tanë nga Kosova e Shqipëria. Ata, në vendet e tyre janë vlerësuar lartë për punën që bëjnë, pavarësisht që ju, po ndoshta edhe unë, në disa raste nuk ndajmë me ta të njëjtat pikëpamje. Megjithatë, kjo nuk na jep të drejtë as mua, dhe askujt tjetër, që të baltos këto figura duke shpifur akuza të rënda se janë të shitur. Nuk dëshiroj të besoj që motivi juaj për këtë akuzë qëndron në AAA (Autonom, Autentik, Autokton), një koncept mendor, i cili u bë edhe koncept politik i disa shqiptarëve në këtë shtet, që në mënyrë të paturpshme po mundohen të krijojnë një identitet të ri, ndryshe nga shqiptaria shtetërore proamerikane në Kosovë dhe ndryshe nga Shqiptaria proevropiane në Shqipëri…”, shkruan gazetari Dullovi.

Postimi i plotë i gazetarit Lirim Dullovi

“Diskreditimi i kolegëve gazetarë nga Shqipëria e Kosova nga një eksponent lokal i Lëvizjes Besa, është një akt i papranueshëm për një shoqëri demokratike.

I nderuar Adnan Aziri, keni akuzuar rëndë kolegët tanë nga Kosova e Shqipëria.

Ata, në vendet e tyre janë vlerësuar lartë për punën që bëjnë, pavarësisht që ju, po ndoshta edhe unë, në disa raste nuk ndajmë me ta të njëjtat pikëpamje. Megjithatë, kjo nuk na jep të drejtë as mua, dhe askujt tjetër, që të baltos këto figura duke shpifur akuza të rënda se janë të shitur.

Nuk dëshiroj të besoj që motivi juaj për këtë akuzë qëndron në AAA (Autonom, Autentik, Autokton), një koncept mendor, i cili u bë edhe koncept politik i disa shqiptarëve në këtë shtet, që në mënyrë të paturpshme po mundohen të krijojnë një identitet të ri, ndryshe nga shqiptaria shtetërore proamerikane në Kosovë dhe ndryshe nga Shqiptaria proevropiane në Shqipëri. Besoj që ju nuk mendoni se të këqijat për shqiptarët e Maqedonisë në të kaluarën kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria.

Për këtë shkak, do t’i bënit nderë edhe vetes edhe opozitës shqiptare të kërkonit sa më parë ndjesë për këtë gabim dhe fyerje të rëndë që i bëtë kolegëve tanë nga Kosova dhe Shqipëria!”

Ndryshe, sekretari organizativ i Lëvizjes BESA në një postim të tij kishte shkruar se BDI po shpenzon miliona euro, para nga taksat e qytetarëve për të korruptuar analistë dhe gazetarë nga Kosova e Shqipëria, për të blerë mediumet vendore, vetëm e vetëm që ta shpëtojnë nga humbja katastrofale që do i ndodh më 8 maj.

“Paniku i BDI-së është tepër i madh, saqë ka pronësuar dhjetëra portale, televizione, ka angazhuar qindra gazetarë e analistë për të punuar në mediumet e paguara nga BDI, të cilat përsëri nuk arrin efekt në opinion, pasi siç thotë një fjalë e urtë “Populli ta lexon letrën në xhep” dhe çdo ditë e më tepër ua dërgon mesazhin se “kot e keni, nuk e hamë më çorbën tuaj që e gatuani për 22 vite”. Për këtë arsye, nuk ju ndihmojnë jo vetëm media dhe gazetarët nga Kosova e Shqipëria, por sikur edhe nga e gjithë bota ti mblidhni…”, ka shkruar Azizi, duke publikuar edhe fotografi të disa gazetarëve nga Kosova dhe Shqipëria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu