Thaçi: BDI është fuqi politike në vend

Në një deklaratë të dhënë për emisionin “Debat Plus”, Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), ka theksuar nevojën për formimin e një grupimi politik të fortë që do të garantojë mbrojtjen e interesave shqiptare. Thaçi ka shprehur shqetësimin se, në kontekstin e tensioneve aktuale mes komuniteteve shqiptare dhe maqedonase, është thelbësore të krijohet një front i bashkuar politik.

Sipas parashikimeve, opozita maqedonase pritet të fitojë në zgjedhje, dhe Thaçi ka vënë në dukje një strategji të oligarkisë maqedonase për të përjashtuar Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) nga koalicionet e ardhshme, duke preferuar të bashkëpunojë me parti më të vogla. Kjo, sipas Thaçit, është një përpjekje për të minimizuar ndikimin politik të shqiptarëve.

Thaçi ka shtuar se një nga detyrat kryesore pas zgjedhjeve do të jetë ndryshimi i Kushtetutës, një proces që kërkon një numër më të madh të deputetëve.

“Ne duhet të bëjmë një grupim të fortë politik i cili minimumin do të jetë garant i mbrojtjes së interesave shqiptare, brenda eskalimit të keqkuptimeve mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Prashikohet se opozita maqedonase do të fitojë bindshëm, dhe në kuadër të kësaj situate, është një ide e vjetër e tyre edhe e oligarkisë maqedonase, që me marrë parti tjera më të vogla dhe mos me marrë BDI-në. Mesazhi i vërtetë është se ata nuk duan ta marrin potencilain e vërtetë të fuqisë politike të shqiptarëve.
Pa këtyre zgjedhjeve detyra kryesore është ndryshimi i Kushtetutës, që kërkon nr më të madh të deputetëve”, tha Thaçi./tvkaln.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu