Osmani fton kundërkandidatët në iftar, por jo edhe Jakimovskin dhe Vankovskën

Kandidati për president nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, ftoi në një iftar të përbashkët kundërkandidatët e tij Pendarovskin, Siljanovska-Davkovën, Arben Taravarin dhe Maksim Dimitrievskin. Mirëpo ftesa për iftar nuk kishte për dy kandidatët e tjerë Stevço Jakimovskin, i cili së fundmi u fut në listën e zezë amerikane dhe Biljana Vankovsën, kandidate nga radhët e Levicës. Vankovska nuk e di arsyen mirëpo dyshon nëse Osmani po bën lista të zeza personale për atë se kë do të ftojë e kë jo.

Osmani fton kundërkandidatët në iftar, por jo edhe Jakimovskin dhe Vankovskën
“Mësova se z.Bujar Osmani nuk më ka ftuar në iftar së bashku me të tjerët, ku planifikojnë të bisedojnë për zgjedhjen e presidentit europian. Si duket Osmani po bën “lista të zeza” të tijat, për të dëshiruarit dhe të padëshiruarit. Për Jakimovskin është e qartë (gjendet në listën e zezë amerikane), por për mua ndoshta di diçka që unë nuk e di. U bëftë mirë iftari atyre që do të pranojnë, unë si duket nuk i përkas asaj shoqërie”, shkroi Vankovska.

Për kandidatin tjetër të paftuar në iftar, Stevço Jakimovskin, kjo sjellje e Osmanit nuk është kulturore. Shprehet se këto iftare bëhen sipas nevojës, gjegjësisht për fushatë zgjedhore.

“Unë as që prita të më ftojë z.Osmani. Ai është mësuar ashtu të shërbejë dhe të sillet. Për mua ajo sjellje është e pakulturë por ajo flet për të dhe jo për mua. Thotë ca flluska se kjo është një veprim pro europian ose s’e di çka. Unë kam bërë iftare me qytetarët e komunitetit islam në komunën e Karposhit me kënaqësi dhe respekt. Është e qartë se ata i bëjnë sipas nevojës, në rastin konkret fushatën zgjedhore”, tha Jakimovski.

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari, tha që nuk ka asnjë problem të ulet në një tryezë për iftar me Osmanin dhe të tjerët, por shtoi se agjenda e tij është shumë e ngjeshur dhe ka caktuar datat paraprakisht.

“S’ka asnjë problem. Në parim jam për t’u ulur bashkë të gjithë kandidatët por shpresoj që të mos përputhet me ndonjë datë sepse kemi caktuar datat dhe agjenda është e përplot. Në qoftë se gjejmë një termin të përbashkët unë jam për atë që të organizojmë një iftar të përbashkët”, vlerëson Taravari.

Qëllimi i iftarit të përbashkët, siç ka shkruar Osmani, ishte që të bashkëbisedojnë për fushatë pozitive, konstruktive dhe për garë idesh për një president europian.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Çmimi i cigareve në qiell, paralajmërohet rritje enorme

A mundet një titull Komisioni Evropian ka në plan të angazhohet për taksa më të larta mbi produktet e duhanit. Industria e duhanit paralajmëron...

Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore

Kur lufta ishte drejt fundit, një qytet i vogël japonez u dogj nga një sulm që shumë njerëz e quajnë të panevojshëm. Kumagaya u...

Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë

Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh...

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përleshjet pas tërheqjes së forcave siriane nga Suwayda në...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, nderohet me çmim ndërkombëtar

Kapiten Shkëlqim Raci, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shkëlqyer në arenën ndërkombëtare duke përfunduar me sukses Kursin e Karrierës për Kapiten...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu