Deputetja e BDI-së: Faturat për mbeturinat në Tetovë janë rritur katërfish më shumë

Deputetja nga radhët e BDI-së Rina Ajdari, sot në konferencë për shtyp akuzoi udhëheqësinë e Komunës së Tetovës, se si pasojë e keqmenaxhimit të tyre, do të rriten faturat për mbeturinat.

Ajo tha se qytetarët që kanë paguar 300 denarë për mbeturinat, pas kontraktimit të kompanisë Saubermacher, faturat do të jenë 1300 denarë. Ajo theksoi se një familje do të duhet të paguajë 200 euro më tepër në vit, për menaxhimin me mbeturinat.“Qytetarët do të paguajnë katërfish për mbeturinat, këtë e dëshmojnë faturat nga kompania Saubermacher, e cila është kontraktuar nga Komuna e Tetovës për të menaxhuar me mbeturinat e qytetit. Qytetarët që kanë paguar nga 300 denar, tani do të paguajnë 1300 denarë në muaj. Për një vit një familje do të shpenzojë 200 euro më tepër, e gjithë kjo nga paaftësia për të menaxhuar me institucionet komunale, duke i bërë të njëjtat me partneritet publiko-privat vetëm për të përfituar persona të rrethit të ngushtë në udhëheqësinë e komunës”.“Qytetarët e Tetovës detyrohen të paguajnë për shërbime fiktive që fare nuk u marrin, shembull janë faturat e mbeturinave që kemi siguruar nga vendbanimi Poroj dhe Xhepçisht, ku qytetarët paguajnë për kanalizim dhe ujë të pijshëm, ndërsa të njëjtit nuk kanë kanalizim”, tha Ajdari.

Ndërsa dje nga Komuna e Tetovës dolën me njoftim ku theksuan se nëse qytetarët marrin fatura me çmime më të larta, të drejtohen në objektet e NPK “Tetova”. Nga komuna theksuan se pavarësisht se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes, nuk do të ketë rritje të çmimeve për shërbimet komunale për mbeturinat.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

Delegacion nga komuniteti Druz nga Siria🇸🇾 në Tel Aviv, përpiqet t’i puthë dorën presidentit izraelit🇮🇱

Një grup përfaqësuesish nga komuniteti Druz në Siri ka realizuar një vizitë të rrallë në Izrael, në kuadër të një takimi që, sipas burimeve...

Mbyllet autostrada Shkup–Tetovë në të dy drejtimet, qytetarët të përdorin rrugën rajonale

Autostrada Shkup–Tetovë është mbyllur në të dy drejtimet, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Për shkak të situatës...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu