Baton Haxhiu përmend emrat e figurave politike që i kërkuan Clintonit “të mos e njohë UÇK-në”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në kontekst të diskutimeve për 25-vjetorin e Rambujesë në “Pressing”, akuzoi disa figura politike se tentuan të pengonin njohjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përmes Presidentit amerikan Bill Clinton.

Sipas deklaratave të Halitit, institucionet kryesore të Kosovës në atë kohë kanë dërguar përfaqësues të tyre në Uashington për të kërkuar që administrata e Presidentit Clinton të mos e njohë UÇK-në.

“Ka pas përpjekje për me hy në një proces më herët politik para ofensivës por ka pas edhe përpjekje shumë të mbrapshta të institucioneve të Kosovës që kanë shku në Washington te Bill Clinton dhe i kanë kërku që të mos na njohin neve [UÇK-në]”, tha Haliti.

Në këtë kontekst, gazetari Baton Haxhiu përmendi disa emra të figurave të politikës së Kosovës të asaj kohe në pyetjen e Goranit se “kush ishin këta persona”.

“Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukoshi, Veton Surroi dhe Fehmi Agani”, tha Haxhiu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu