Kovaçevski: LSDM do të jetë fituese e zgjedhjeve, unë do të jem kryeministër

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër aktual i RMV-së, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se partia e tij do të jetë fituese në zgjedhjet e radhës dhe se ai sërish do të jetë kryeministër i vendit.

Ai theksoi se për partinë e tij nuk është fare e rëndësishme nëse zgjedhjet do të jenë në maj apo qershor.

“Pasi me siguri do të bëjmë koalicion që do të fitojë zgjedhjet. Një koalicion që me siguri do të formojë qeverinë e re dhe kandidati për president që do të propozohet nga LSDM dhe do të përkrahet nga koalicioni evropian do të jetë fituesi i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Pas zgjedhjeve do të jem sërish anëtar i qeverisë dhe do të jem kryetar i qeverisë që do ta udhëheqë qeverinë që do ta sjellë vendin në BE”, tha Kovaçevski.

Sa i përket modalitetit për mbajtjen e zgjedhjeve, ai tha se kanë bisedime me partnerët e koalicionit dhe kur të kenë informacione konkrete do t’i ndajnë me opinionin.

“Tashmë vitin e kaluar, në paraqitjet e mia në forumet që kishim organizuar nga LSDM-ja, por edhe në paraqitjet e partnerëve tanë të koalicionit, para së gjithash e kam fjalën për BDI-në, u kuptua qartë se Maqedonia e Veriut ka dy koncepte. Njëri është koncepti europian, i cili përbëhet nga partnerët e koalicionit që drejtojnë sot qeverinë. Një koncept që avokohet për integrimin e shtetit në BE, drejt anëtarësimit në NATO, zbatimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe respektimit të të gjithë fqinjëve, duke zbatuar kornizën e negociatave që është miratuar në parlamentin tonë”.

“Në atë platformë, besoj se ky koalicion do të jetë dakord për zgjedhjet e ardhshme dhe do të jetë koalicioni fitues që do ta sjellë vendin në BE. Ju thashë që në fillim të këtij mandati. Ne do të kemi një qeveri teknike siç e parashikon ligji, sepse është zgjidhje ligjore 100 ditë para zgjedhjeve. Por, pas zgjedhjeve do të jem përsëri mandatar i qeverisë dhe do të jem kryetar i qeverisë që do të udhëheq një qeveri që do ta sjellë vendin në BE”, tha Dimitar Kovaçevski.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ngjarje tragjike në Maqedoni, grindja për pasuri përfundon me vëllavrasje

Pas hetimeve, Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka ngritur aktakuzë për vrasje ndaj një personi, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i akuzuari, 43...

Medai Shaholli: Baroni i Strugës, ndërron flamurin e partisë!

Medai Shaholli Baroni i Strugës dhe i mafies së nëntokës kapedani Merko,( Marko) pasi nuk e propozoi më subjekti i tij për kandidat të Strugës,...

Rama: Shqipsharësit – tifozë të verbuar nga budallakia, po e trajtojnë Thaçin si armik politik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish lidhur me mbajtjen në paraburgim të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Përmes një postimi në...

Forca e Shtetit kundër një Njeriu: Beteja e 2 Nëntorit për Dinjitetin Shqiptar

Nga Arben Llalla Zgjedhjet për raundin e dytë që do të mbahen në 2 Nëntor nuk janë thjesht zgjedhje vendore. Ato janë një përballje e...

Bashkëpunëtorët e jashtëm në Villën Vodno: Ja sa paguhen këshilltarët e presidentes së RMV-së, Siljanovska-Davkova

Zyra e presidentes së shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, deri më tani ka paguar mbi 70.000 euro për shërbimet e bashkëpunëtorëve të jashtëm të angazhuar për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu