Demiri: Terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”, nuk do të ketë incizime pa radhë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ka theksuar se ka një zgjidhje për vështirësitë që dalin në caktimin e terminit për rezonancë magnetike dhe prioritet duhet t’u jepet pacientëve që kanë nevojë për trajtim neurokirurgjik dhe sëmundje malinje dhe të gjithë të tjerët duhet të shpërndahen, njofton Portalb.mk.

“Ka zgjidhje, sepse ka abuzime, dhe sa i përket caktimit të termineve për rezonancë magnetike, sepse ka kritere, para së gjithash përdoret teknika *mixhing*, pastaj vijmë te rezonanca magnetike. Kam një ndjenjë që shumë herë rekomandohet rezonanca magnetike pa pasur një qëllim përfundimtar, një tregues të qartë. Ndaj në “Termini im” është futur një kufizim që vlen për pacientët që kanë nevojë për trajtim neurokirurgjik, ndaj sëmundjeve malinje duhet të kenë përparësi. Ndërsa, të gjithë të tjerët që kanë nevojë për rezonancë magnetike duhet të shpërndahen. Pra, çfarë mendoj unë për të? Në Prilep ka rezonancë magnetike, në Tetovë ka rezonancë magnetike dhe pacientët me patologji të caktuara duhet të shpërndahen”, deklaroi Demiri në intervistë për Televizionin Sitel.

Demiri bëri me dije se tashmë ka folur me drejtorin e “Termini im” dhe kanë rënë dakord që në të të publikohet një listë pritjeje.

“Dhe sipas asaj liste, që është elektronike, pas pranimit të pacientëve nuk mund të ketë asnjë udhëzim, i imi, i juaji, që të kapërcehet radha. Tashmë është futur dhe dhënë si detyrë që të gjithë të kenë një qasje më korrekte dhe të ndihen më të sigurt. Do të mundësoj që kolegët operatorë, kirurgë që duan praktikë shtesë të mund të punojnë shtesë, por jo në kurriz të këtyre që mbulohen tërësisht nga Fondi i Shëndetësisë. Dhe diçka tjetër për të cilën mendoj se do të pajtohet i gjithë publiku, do të ketë një kategori për pacientët privatë pavarësisht nëse janë shtetas të Maqedonisë apo vijnë nga Sidnei për t’u trajtuar këtu. Pra ato do të jenë pacientë privatë. Mendoj se e drejta ndërkombëtare do të kënaqet kështu, sikur qytetarët tanë që shkojnë për kurim jashtë shtetit paguajnë privatisht dhe nuk diskriminohen nga qytetarët e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme, unë jam më shumë për promovimin e ekspertëve tanë sesa për promovimin e çmimeve. Kemi mjaft ekspertë cilësorë që mund të tërheqin pacientë këtu dhe të ecin drejt zhvillimit të turizmit mjekësor”, tha Demiri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

Danella Arsovska dhe ekipi i saj sulmohen fizikisht në Çair, përfundojnë në spitalin “8 Shtatori”

Kryetarja e Shkupit sulmohet fizikisht në Çair gjatë inspektimit të një ndërtese pa leje Pasditen e sotme, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, së...

Eurodeputetja greke shpërthen me deklarata provokuese: “Jam maqedonase e vërtetë, jo si banorët e Shkupit”

Eurodeputetja greke Afroditi Latinopuli, ka shkaktuar revoltë në Maqedoninë e Veriut, pasi deklaroi se ajo është një “maqedonase e vërtetë krenare”, dhe jo “e...

Bombardimet e impianteve bërthamore/ Zyrtari izraelit: Irani mund ta rikuperojë uraniumin e pasuruar

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi...

Erdogan: Turqia hedh poshtë vërejtjet që mohojnë gjenocidin e Srebrenicës në kundërshtim me vendimet e gjykatës ndërkombëtare

Turqia hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe vërejtjet që synojnë të mohojnë gjenocidin e Srebrenicës ose "të lartësojnë kriminelët e luftës" në kundërshtim me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu