“Ata që veprojnë me Facebook, fundin do ta kenë po aty” – Ziadin Sela dhe zyrtarë të tjerë takojnë strukturën e ASh-së në Tetovë

Ata që para dy viteve vepruan me Facebook, fundin e kanë me Facebook, u shpreh kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela para degës së kësaj partie që u mblodh mbrëmë në Tetovë. Sela fokusin e fjalimit e kishte për tradhtinë që iu bë ASH-së.

“Kam një shqetësim për zgjedhjet që ishin në vitin 2022 këtu në Tetovë, jo mos u shqetësoni se e patë ju e panë shqiptarë nga Likova e deri në Gostivar këtë sabotim dhe tradhti që iu bë mundit dhe sakrificës suaj dhe shumë vetë e përdorin fjalën “ne” dhe “ata”, ka vetëm ne Aleancë për Shqiptarët, ka vetëm “ne” dhe këtu është Aleanca për Shqiptarët. Dhe tani shihni njerëzit dhe ktheheni një ose dy vite prapa dhe do t’i shihni qëndrimet e tyre me statuse në Facebook dhe ashtu siç vepruam ndër vite me statuse në Facebook, ashtu do përfundojnë me statuset e Facebookut”, tha Ziadin Sela, lider i ASH-së.

Deputetja Ilire Dauti tha se Sela nuk i ka tradhtuar asnjëherë shqiptarët, ndërsa siguroi se ASH-së do të kthehet edhe më fuqishëm në Tetovë.

“Ishte e palogjikshme që një parti politike dhe një udhëheqës i tillë të vihet në situatën që duhet të japë dorëheqje dhe atë mbrëmje kryetari ishte i detyruar të japë dorëheqje, shkurt se Ziadin Sela nuk i bëri shqiptarët kokrra në numëratoret e huaja, ky nuk është faj dhe dështim, por u vërtetua se ai nuk ishte dështim i askujt, por u vërtetua se ai ishte një dështim për tetovarët, për shqiptarët gjithandej, prandaj sot dhe para dy javësh kur u kthye në krye të ASH-së por ju siguroj se me të njëjtën energji do vazhdojmë aty ku e kemi lënë”, u shpreh Dauti.

Në këtë takim me strukturën e Tetovës ishin edhe zyrtarë të tjerë të partisë, përfshirë edhe ata që janë pjesë e qeverisë, si ministri i shëndetësisë Ilir Demiri, i cili u shpreh se nuk di të mbajë fjalime, por u zotua se do ta kthejë besimin në sistemin shëndetësor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu