Taravari: Do jem president i të gjithëve!

Kandidati për president nga opozita shqiptare, Arben Taravari ka filluar sonte konventën promovuese në Gostivar.

Në një sallë të mbushur plotë ai tha se kërkon ndjesë për njerëzit që kanë mbetur jashtë pasi nuk i zë salla.

“Ky kandidim është përgjegjësi por edhe privilegji më i madh që kam pasur në jetë. Secili nga ju që keni ardhur, ju falenderoj shume, sepse ju jeni forca ime. Jam mjek 26 vjet, profili si neurolog me ka bërë që të njoh shqetësimet e njerëzve, dhe që vijnë nga një sistem jo i drejtë. Unë do jem si president i njerëzve dhe për njerëzit. Si president i propozuar nga VLEN do jem fitues absolut në kampin shqiptar”, deklaroi kandidati për president i VLEN, Arben Taravari.

Ai tha se mbaroi koha e presidentëve që jetojnë në pallate të kristalta dhe larg njerëzve.

“Unë do jem ndryshe, do jem president i të gjithë qytetareve”, deklaroi Taravari. Ai kërkoi që presidenti të votohet në Kuvend dhe gjithashtu foli për ndryshimet kushtetuese, duke kërkuar që të largohet 20 për qindshi.

“Ne do të luftojmë për liri barazi dhe. Harmoni në Maqedoninë e Veriut. Populli është i pari, andaj kjo është motoja jonë”, theksoi Taravari.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu