444 delegatë votuan “për” – Siljanovska-Davkova kandidate e VMRO-DPMNE-së për presidente

Deputetja dhe profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë kandidate e VMRO-DPMNE-së për president të shtetit. Në konventën e sotme të partisë, për Davkovën votuan 444 nga gjithsej 448 delegatë të partisë. Kandidat tjetër nuk kishte. Davkova u habit nga mbështetja e madhe që e mori, ndërsa paralajmëroi se do t’i mbledhë edhe 10 mijë nënshkrime nga qytetarët. Duke komentuar deklaratat e përditshme të LSDM-së se Maqedonia nuk ka rrugë tjetër pos BE-së, Siljanovska tha se e dinë rrugën e vërtetë dhe nuk zgjedhin rrugë tjera.

“Rrugën e dimë ne dhe nuk zgjedhim rrugë të tjera siç thonë. Por, nuk bëhemi europianë, nuk ushtrohet europeizimi përmes retorikave BE, BE, BE, jo!. Por përmes ushtrimit të demokracisë. Nuk do t’ju turpëroj, ju siguroj se do t’i mas fjalët, ju siguroj se do të ndërtoj aleanca, se do të integroj e jo dezintegroj”, tha Siljanovska – Davkova.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke prezantuar kandidaten Davkova dhe duke treguar pse duhet mbështetur atë, bëri thirrje edhe për mbështetje të partisë më 8 maj, me qëllim që të realizojë dëshirën e kahmotshme të partisë, të fitojnë 61 deputetë.

“Duhet që kjo fitore të jetë e qartë me 61 deputetë. 61 deputetë për reforma ekonomike, të nevojshme dhe të cilat do të japin rezultate menjëherë. 61 deputetë për realizim të drejtësi të palëkundur dhe drejtësi për të gjithë ata që kanë kryer krime. 61 deputetë për menaxhim të sigurtë me institucione, pa shantazhe dhe pa diktate”, u shpreh Mickoski.

Pas konventës së VMRO-DPMNE-së, konventë pritet të mbajë edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë e caktuar për nesër, 3 mars, e ku do të shpalosin kandidatin e tyre për president, Stevo Pendarovskin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu