Blerim Latifi: Millosheviqi kishte shpresuar se shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë

Në një reagim lidhur me dëshminë e sotme të ish-ambasadorit amerikan Christopher Hill në Gjykatën e Hagës, profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, ka theksuar se nga kjo dëshmi del një e dhënë shumë e rëndësishme: Sllobodan Millosheviqi kishte varur shpresat për dështimin e Marrëveshjes së Rambujesë tek bindja se “shqiptarët nuk mund të bashkohen për asgjë.”

Sipas Latifit, kjo bindje e Millosheviqit nuk ka qenë pa bazë historike, pasi shpeshherë në të kaluarën shqiptarët kanë humbur vetëkontrollin dhe unitetin për shkak të përçarjeve të brendshme.

“Në Rambuje dhe në Vjenë kjo u shmang, dhe si rezultat Kosova u bë e lirë dhe shtet i pavarur,” ka shkruar Latifi.

Ai paralajmëron se në vitet e fundit ky “defekt moral”, siç e quan ai, është rikthyer rrezikshëm në politikën e brendshme kosovare.

“Fatkeqësisht, në vitet e fundit ky defekt moral, në të cilin historikisht kanë llogaritur armiqtë tanë, është rikthyer rrezikshëm në politikën tonë. Prandaj kemi mbetur në vendnumëro, duke i konsumuar krejt energjitë në delegjitimimin e njëri-tjetrit,” ka shtuar ai.

Latifi e sheh këtë si një nga pengesat kryesore për ecjen përpara të vendit, duke kujtuar se momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare janë arritur vetëm kur është ruajtur bashkimi përtej ndasive politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu