Dy kompani të mëdha të huaja po largohen nga Maqedonia e Veriut

Dy kompani të huaja të mëdha që prej vitesh veprojnë në zonën industriale të Shkupit po largohen nga Maqedonia e Veriut.

Më së voni deri në fund të vitit të ardhshëm, kompania Aptiv do të mbyllë fabrikën e saj në Zonën Ekonomike Bunarxhik në periferi të Shkupit, konfirmuan për televizionin Telma nga vetë kompania.

Sipas informacioneve që televizioni ka siguruar, që nga gushti e deri më tani, numri i punëtorëve është reduktuar me rreth 30 për qind.

Nga TIRZ (Zonat Teknologjike Industriale dhe Zhvillimore) thonë se menaxhmenti i Aptiv u ka bërë të ditur se po zhvillohen negociata me kompani të tjera shumëkombëshe për marrjen ose shitjen e biznesit të tyre në zonën e Shkupit. Megjithatë, nga Aptiv nuk kanë dhënë përgjigje konkrete nëse po negociojnë për një gjë të tillë dhe sa është zvogëluar saktësisht numri i punëtorëve, duke theksuar vetëm se “do të vazhdojnë aktivitetet e tyre në përputhje me zhvillimet globale.”

“Për këtë arsye, Aptiv do të konsolidojë prodhimin e komponentëve të saj për siguri të avancuar dhe përvojë të përdoruesit në Evropë, gjë që do të rezultojë me mbylljen e fabrikës në Shkup. Kemi një plan gjithëpërfshirës për të mbështetur punëtorët tanë gjatë kësaj faze tranzicioni, në përputhje me ligjet dhe rregulloret lokale të punës. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë deri në tremujorin e katërt të vitit 2026,” – thuhet në njoftimin e Aptiv.

midle
Më herët, Telma kishte raportuar se për shkak të optimizimit të prodhimit në nivel global, kompania po e zhvendos biznesin nga Bunardzik në Poloni dhe Portugali.

Përveç Aptiv, “çelësin në derë” do ta vendosë edhe kompania amerikane “Dura2. Menaxhmenti i TIRZ është informuar për vendimin dhe ka njoftuar se do të kërkojë nga kompania të kthejë një pjesë të ndihmës shtetërore për shkak të mosrespektimit të detyrimeve kontraktuale.

Sipas njoftimit zyrtar nga Dura, ndërprerja e prodhimit vjen si pasojë e anulimit të porosive nga blerësi kryesor.

“Nga ana jonë po ndërmerren masa në përputhje me legjislacionin pozitiv të vendit,” – kanë deklaruar nga TIRZ.

Nga kjo agjenci shtetërore sigurojnë se, sipas komunikimeve të tyre me investitorët, nuk ka indikacione që kompani të tjera planifikojnë të mbyllin bizneset e tyre. Ata shtojnë se janë në negociata me tetë kompani të reja, por nuk japin detaje, duke theksuar se konfidencialiteti është një element kyç në këto bisedime.

Së fundmi, edhe Këshilli i Investimeve të Huaja paralajmëroi se problemet në Gjermani dhe zhvillimet globale do të reflektohen në aktivitetin e kompanive në Maqedoni. Nga të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, shihet se në dy tremujorët e parë të këtij viti ka një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në qershor të vitit të kaluar, investimet e huaja kapnin mbi 560 milionë euro, ndërsa këtë vit janë pak mbi 200 milionë euro.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu