Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë bullgarë në Bruksel.

Sipas Kovaçevit, ligji aktual është “jologjik” dhe nuk mundëson legjitimimin e duhur të komunitetit bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai bëri thirrje që ligji të ndryshohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Projektligji parashikon që një pjesë e të dhënave personale të personave që kanë marrë shtetësi bullgare të bëhen publike. Kjo kërkohet me qëllim që të konfirmohet identifikimi i tyre si bullgarë etnikë.

Kovaçev theksoi se me këtë do të konfirmohet edhe sa i madh është komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe cilët persona kanë dokumente bullgare identifikimi, transmeton TS.

Eurodeputeti përshkroi procesin e marrjes së shtetësisë dhe specifikoi numrin e personave:

“Një regjistër publik në Ministrinë e Drejtësisë me një numër të kufizuar të dhënash për emrin dhe vendbanimin e personit të interesuar, i cili ka kërkuar dhe ka marrë shtetësi bullgare. Ata janë pothuajse mbi 170-180 mijë në lidhje me Maqedoninë, dhe aktualisht ka ndoshta mbi 15-20 mijë të tjerë që janë në proces shqyrtimi. Ju vetë keni ardhur me dëshirë dhe keni thënë: ‘Ja, gjyshja, gjyshi, ata janë bullgarë. Ja dokumentet që tregojnë se kanë qenë në Egzarkinë bullgare, në ushtri, në shkollën bullgare. Unë kam nënshkruar një deklaratë se ndihem si bullgar etnik dhe në bazë të kësaj marr shtetësi bullgare’, ka deklaruar Kovaçev

Marketing

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu