Kush do jetë lider i VLEN-it, Kasami apo Mexhiti?

Pas fitores në zgjedhjet lokale, koalicioni VLEN ndodhet përballë një vendimi thelbësor, kush do të jetë lideri? Në opinion kanë nisur të qarkullojnë emrat e Bilall Kasamit nga Lëvizja Besa dhe Izet Mexhitit nga Lëvizja Demokratike, ndërsa vetë koalicioni ende nuk ka vendosur për këtë, raporton Portalb.mk.

Ndonëse pjesëmarrës në këtë koalicion janë më shumë subjekte, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, dy emrat që përfliten për liderë të VLEN-it janë Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa.

Si Kasami, ashtu edhe Mexhiti thonë se nuk e kanë problem se cilido të bëhet lider.

Kasami ka thënë se VLEN së shpejti, duke mos precizuar se kur, do të ketë përgjigje rreth idesë së transformimit të koalicionit në parti politike. Për Kasamin kushdo që të jetë lider nuk përbën problem.

“Çdo formë e gabuar e organizimit të VLEN-it ka rrezik që të dëshpërojë një pjesë të strukturës që nuk është interes i asnjërit subjekt politik. Pra në nivel të liderëve të VLEN-it nuk ka dilema sa i përket asaj se kush do të jetë lideri, pra kushdo që të jetë është e pranueshme, por ajo që është me rëndësi që organizimi i strukturës udhëheqëse të VLEN-it të reflektojë realitetin e strukturës organizative dhe mbështetësve që i ka VLEN-i në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut”, tha Kasami.

Edhe Mexhiti e ka të njëjtin qëndrim.

“Në VLEN nuk kam shkuar me kusht që të bëhem lider a jo, mua më ka interesuar të kontribuoj në unifikimin e opozitës shqiptare, sjelljen e konkurrencës në kampin politik shqiptar, sjelljen e ndryshimit te shqiptarët dhe më mjafton edhe kështu si jam… As kam hyrë me kusht që të bëhem lider, as sot nuk kam asnjë kushti për lider. Edhe nëse nuk do jem lider unë do jem pjesë e VLEN-it dhe kontribuues i VLEN-it’’, tha Mexhiti.

Nga VLEN nuk u përgjigjën kur u pyetën nga Portalb.mk se kur konkretisht pritet që koalicioni të shndërrohet në parti dhe cili do të jetë lideri.

Koalicioni VLEN u krijua para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 nga Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Pasi u bënë pjesë e Qeverisë në 2024, disa muaj më vonë, Aleanca e Arben Taravarit doli nga koalicioni dhe qeveria, ndërsa në koalicion mbeti një grup i anëtarëve të kësaj partie të cilët udhëhiqen nga Arben Fetai. Në zgjedhjet lokale 2025 VLEN fitoi 10 komuna.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu