Nga Mickoski te Zeqirja Ibrahimi e Bilall Kasami: Mesazhe të sinkronizuara, VLEN në linjën e VMRO-së

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë, dita politike është shoqëruar me një varg deklaratash që, sipas vëzhguesve, duken të koordinuara dhe me një drejtim të qartë politik – në favor të partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski, u bëri thirrje qytetarëve të Kërçovës “të bashkohen pa dallime etnike e politike”. Paralelisht, funksionari i VLEN-it, Zeqirja Ibrahimi, publikoi deklaratën:

“Përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike.”

Këto mesazhe, të ngjashme në përmbajtje dhe kohë, janë parë si përpjekje për të zbehur ndarjet etnike dhe për të relativizuar votën shqiptare në një garë ku çdo votë është vendimtare.

Në të njëjtën ditë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, akuzoi se “BDI e nxori Deharin në Kërçovë për t’i humbur zgjedhjet”, duke shtuar më shumë konfuzion në elektoratin shqiptar.

Në Kërçovë, raundi i dytë do të zhvillohet midis Fatmir Deharit (kandidat i BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët) dhe kandidatit të VMRO-DPMNE-së.
Kjo seri deklaratash paraqet një fotografi të qartë të bashkërendimit politik mes VLEN-it dhe VMRO-së, ku duket qartë se frika për t’u distancuar nga linja e partisë në pushtet po ndikon drejtpërdrejt në qëndrimet ndaj Kërçovës — një komunë kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu