Në Gjermani hapet fabrika më e madhe e municionit… !

Kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes, Rheinmetall AG, ka hapur zyrtarisht fabrikën më të madhe për prodhimin e municioneve në Evropë.

Kjo fabrikë gjendet në Unterlüß dhe fillimisht do të fokusohet kryesisht në prodhimin e predhave të artilerisë kalibër 155 mm, i cili është një standard i forcave të NATO-s.

Vetëm këtë vit do të prodhohen 25.000 copë të këtij municioni, ndërsa në vitin 2027 janë planifikuar të prodhohen 350.000 predha të tilla.

Në ceremoninë e përurimit të fabrikës ishte dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Ai theksoi rëndësinë strategjike të këtij investimi për sigurinë evropiane, sidomos në kontekstin e tensioneve në rritje në lindje të kontinentit.

Fillimisht fabrika do të prodhojë predha por është parashikuar që më vonë të zgjerojë aktivitetin me prodhimin e armëve raketore, çka do të forcojë ndjeshëm kapacitetet teknologjike dhe operacionale të kompanisë.

Në vijim të këtij zgjerimi, Rheinmetall ka njoftuar edhe planin për ndërtimin e një fabrike të re në Ukrainë, me synimin për të krijuar një rrjet të integruar mbrojtjeje në nivel evropian. Kjo nismë synon të thellojë bashkëpunimin mes vendeve anëtare të NATO-s dhe partnerëve rajonalë.

Për modernizimin dhe prodhimin janë investuar në këtë fabrikë rreth 500 milionë euro, bën të ditur Rheinmetall. Në këtë fabrikë për momentin punojnë rreth 3000 punonjës, por parashikohet që të punësohen edhe rreth 500 punonjës të tjerë.
/Fahri Cani/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu