Pritje mbi pesë orë në Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet arrijnë mbi pesë orë, dhe të shfrytëzojnë kalimet e tjera ku vonesat janë dukshëm më të shkurtra
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdarë pritjet kanë arritur mbi pesë orë, duke krijuar vonesa të mëdha për qytetarët që po udhëtojnë në këtë drejtim.

Përmes një njoftimi në Facebook, QKMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin edhe pikat e tjera kufitare të vendit, ku pritjet janë më të vogla dhe lëvizja zhvillohet më shpejt.

“Për shkak të fluksit jashtëzakonisht të shtuar në PKK Merdarë, ju inkurajojmë që të përdorni pikëkalimet tjera alternative kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave të QKMK-së, pritjet më të gjata, pas Merdarës, janë regjistruar në Mutivodë, ku dalja nga territori i Kosovës po zgjat mesatarisht nga 80 deri në 90 minuta. Ndërkohë, në pikën kufitare në Dheun e Bardhë vonesat arrijnë deri në një orë.

Në Jarinjë, pritjet janë shumë më të shkurtra dhe variojnë deri në 10 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare vonesat janë minimale – mesatarisht nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Kosova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu