Kasami dhe Gashi në takim me mërgimtarët ‘të shpërblyer’ – 90 mijë denarë nga Komuna e Tetovës

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje

Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua më herët se kishte përfituar 90,000 denarë nga Komuna e Tetovës, është rikthyer këto ditë për pushime në vendlindje. Lajmi u rindez pasi kryetari i komunës, Bilall Kasami, publikoi një foto me Xhemailin në rrjetet sociale, vetëm disa javë pas pagesës që kishte shkaktuar polemika.

Dokumenti financiar i publikuar më parë në platformën qeveritare “Open Finance” dëshmonte qartë pagesën e bërë më 14 maj 2025, me përfitues Xhevat Xhemailin, ndërsa si institucion pagues figuron Komuna e Tetovës.

Në atë kohë, opinioni publik reagoi ndaj faktit që pagesa iu dha një mërgimtari që nuk ushtron aktivitet profesional në Maqedoni, ndërsa zyrtarë të komunës kishin dhënë si justifikim “kontributin që ai ka dhënë për komunën”.

Tani, me shfaqjen publike të Xhemailit në Tetovë dhe afërsinë e tij të hapur me kryetarin Kasami, pyetjet e vjetra marrin frymë të re:
Për çfarë u pagua kjo shumë? Cili ishte roli konkret i Xhemailit për të justifikuar fondet publike? Apo ishte thjesht një shpërblim personal pa bazë ligjore?

Deri më tani, Komuna e Tetovës nuk ka ofruar ndonjë dokument kontraktual, vendim zyrtar apo raport pune që të sqarojë për çfarë është dhënë kjo shumë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

Mitrovica nën llupë për manipulim zgjedhor: VV nervoz, CETIS me “keqardhje”, PDK do rivotim

Mitrovica është vendosur nën llupë. Dyshime të rënda për cënim serioz të integritetit zgjedhor janë ngritur pas identifikimit të mbi 20 fletëvotimeve me numra të...

SHASHSHA i reagon Janevskës: Gjuha është pasuri, mosrespektimi i saj është dobësi

Shkup, 8 nëntor – Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së ministres së Arsimit dhe Shkencës, znj....

Siria i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik

Siria iu bashkua koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër organizatës ekstremiste Shteti Islamik. Ministri i Informacionit, Hamza al-Mustafa shkroi në X se Siria kishte nënshkruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu