Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet bullgare janë duke zhvilluar një operacion për dis kreditimin e kryeministrit maqedonas Kristian Mickoski, rezulton të jetë i vetmi anëtar i një familjeje të madhe tërësisht bullgare nga qyteti i Koçanit .

Rreth 20 persona me mbiemrin Lefkov nga Koçani – përfshirë kushërinj të parë dhe të dytë, si dhe vëllanë e tij Ivan – janë shtetas bullgarë, pasi në procedurën e aplikimit kanë deklaruar se kanë një gjysh bullgar dhe se vetë ndjehen bullgarë. Ndërkohë, partia e Lefkovit bën rezistencë ndaj çdo përpjekjeje që njerëzit në Republikën e Maqedonisë së Veriut që vetëidentifikohen si bullgarë të përfshihen në kushtetutë.

Sipas Lefkovit, shërbimet bullgare së bashku me bashkëpunëtorët e tyre në Maqedoninë e Veriut po zhvillojnë një operacion të koordinuar kundër kryeministrit Mickoski, qeverisë dhe shtetit. Ai i përshkroi këto veprime si metoda hibride klasike dhe “revanshizëm” që intensifikohet pas çdo dështimi të diplomacisë bullgare në institucionet evropiane .

Lefkov tha se operacioni nuk është vetëm një betejë politike kundër një partie, por një sulm i pasuksesshëm ndaj identitetit maqedonas. Megjithatë, ai nuk komentoi për të gjithë familjen e tij në Koçan, e cila duket se i mbështet rrënjët bullgare – duke mbështetur këtë me dokumentacion zyrtar dhe deklarata identiteti bullgar .

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu