Në Strugë liqeni kumbon shqip – Meidani përkrah Inva Mulës dhe Genc Tukiqit

Struga u bë sërish epiqendër e artit dhe dialogut kulturor me edicionin e pestë të festivalit “Struga Fest”, një ngjarje që po kthehet në traditë të rëndësishme për qytetin dhe më gjerë.

I pranishëm në këtë gjysmë-jubile ishte Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, i cili vlerësoi rolin e kulturës si ura më e fuqishme e bashkimit mes popujve dhe brezave. Në fjalën e tij, ambasadori tha: “Kultura është gjuha që na flet të gjithëve njësoj, dhe festivale si ky i japin Strugës zërin e saj të veçantë në hartën kulturore të rajonit. Dje, në Strugë, liqeni kumbonte shqip. Inva Mula është krenari kombëtare!”

Në mbrëmjen e veçantë morën pjesë emra të njohur si sopranoja Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiqi, të cilët sollën emocione të veçanta për publikun.

Përmes mbështetjes së vazhdueshme të nismave kulturore, Ambasada e Shqipërisë vijon të forcojë miqësinë dhe lidhjet mes komuniteteve shqiptare dhe maqedonase nëpërmjet artit dhe dialogut ndërkulturor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu