Osmani: Nëse ngërçi nuk zgjidhet edhe në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse edhe këtë vikend nuk ka zgjidhje për bllokadën e krijuar në procesin e konsitutimit të Kuvendit, në fillim të javës që vjen do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Unë jam e bindur që sikurse për çdo afat tjetër edhe për këtë afat në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike … Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe në qoftë se edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione atëherë në fillim të javës ne do ti drejtohemi Gjykatës”, është shprehur Osmani në konferencën e mbajtur të enjten pasdite.

Ajo ka thënë se i ka takuar liderët e partive politike, por ka thënë se roli i saj nuk është që të negociojë koalicione për krijim të institucioneve.

Deputetët të enjten kanë dështuar për të 48-tën herë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe në 48 përpjekjet e deritashme kanë kaluar vetëm dy pika të rendit të ditës. Pika e tretë, ajo për zgjedhjen e kryeparlamentarit, e ka çuar në bllokadë këtë institucion.

Të enjten pas ndërprerjes së seancës, ligjvënësit opozitarë kanë qëndruar edhe për pak në sallë dhe nga aty kanë kërkuar që anëtarët e kabinetit qeveritar, që janë zgjedhur deputetë, t’i lirojnë pozitat në ekzekutiv.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zernovski: Të përgatitemi për fotografinë e re të dasmës së Ali Ahmetit dhe Mickoskit të vogë!

Shkruan: Andrej Zernovski VMRO-DPMNE erdhi në pushtet mbi bazën e dy premtimeve. Së pari, se do ta anulonte “marrëveshjen e dëmshme” të Prespës, me çka...

Rubio mbërrin në Izrael teksa IDF shkatërron më shumë ndërtesa në Gaza

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Marco Rubio, ka mbërritur në Izrael për të diskutuar luftën në Gaza pas sulmit të Izraelit ndaj anëtarëve të...

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje pajisjesh. Ai reflekton garën mes fuqive të mëdha për ndikim. Serbia manovron me armë nga Perëndimi,...

Zekerija Berisha: Me mua për një Shkup më të pastër dhe më të zhvilluar

Zekerija Berisha ka zyrtarizuar sot kandidaturën si bartës liste nga koalicioni VLEN për Këshillin e Qytetit të Shkupit. Me një vizion të qartë, shton ai,...

“Aleanca për Shqiptarët merr përkrahje të fuqishme në Austri”

Mbështetje e fuqishme nga mërgata për Strugën e Re Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu