Vjosa Osmani nga konferenca për media: Kosova ka mbështetje të fuqishme nga SHBA, Serbia po tenton destabilizim

Presidentja Vjosa Osmani ka folur për vizitën që e pati në ShBA.

Ajo ka thënë se Kosova mori mbështetje nga ShBA-ja.

“Njëra në ShBA dhe tjetra në Letoni, në ShBA kemi pasë takime jashtëzakonisht të rëndësishme.

Në të gjitha këto takime pa dallim u konfirmuar se ShBA-ja e shohin Kosovën si aleate strategjike. U rikonfirmua përkrahja për shtetin tonë, për sovranitetin e Republikës sonë, për integrimin euroatlantik, si dhe për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara”, tha Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se në muajin maj kanë marrë informata që Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës.

“Në fund të muajit maj kemi marrë informata specifike. Gënjeshtrat e Serbisë janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme. I sigurojë qytetarët që nuk ka nevojë për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll”, tha ajo.

Osmani tha se qytetarët janë informuar për këto tendenca, teksa përmendi edhe deklarimet e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton KosovaPress.

Në konferencë për media, presidentja Osmani deklaroi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur takime jashtëzakonisht të rëndësishme. Ajo tha para mediave se në këto takime u konfirmua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Kosovën si aleat strategjik.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do të mbajë një konferencë për media.

Kjo ngjarje pritet të nisë me fillim nga ora 16:30, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Konferenca pritet të mbahet në Kabinetin e shefës së shtetit.

Osmani ka paralajmëruar se në këtë konferencë do të flas edhe për raportimet se Kosova ishte cak i tentim sulmit nga ana e Serbisë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Qyp zagar’ – Debati mes Krakit dhe Ollurit eskalon në grushte (VIDEO)

Emisioni Pressing në T7 është ndërprerë pak minuta pasi ka nisur sepse në studio ka eskaluar debati mes deputetit të Listës Guxo Nezir Kraki...

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Krerët e koalicioni VLEN nesër do të takohen me kryeministrin Hristijan Mickoski për të diskutuar rreth emrave dhe resorëve në prag të rikonstruimit të...

Futbollisti i Andorrës: Me Shqipërinë do luajmë si të ishim në finale! E kam porosi nga shokët serbë

Futbollisti i kombëtares së Andorrës, Erik Vales, ka dhënë një deklaratë ku premton se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të japin gjithçka në...

Urrejtja e Janevskës ndaj gjuhës shqipe !!!

Telashet e Bilit nga ndërhyrjet e eprorëve të tij nuk kanë te sosur, "ku në një ngjarje për arsimin të mbajtur në Tetovë,...

Dolën për gjueti dhe nga pakujdesia vrau shokun e vet, kallëzim penal ndaj personit të dyshuar

MPB njofton se dje (10.11.2025), punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë – Njësia e Punëve të Brendshme Radovish, ndaluan M.B....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu