Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje, ja çka konfiskuan

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth operacionit në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, aksion që kanë realizuar sot së bashku me AKI-në dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Në komunikatë konfirmohet arrestimit i togerit të policisë Bojan Jevtić.

Në komunikatë shtohet edhe se i arrestuar nën dyshimet për kryerje të veprës penale ‘’spiunazh’’ është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, është konfirmuar edhe se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera.

closevolume_off
Tutje shtohet edhe se, IPK ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Komunikata:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës

ARRESTOHET TOGERI POLICOR B.J, DYSHOHET PËR “SPIUNAZH”

Prishtinë, 17 Korrik 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opionin publik se ka përfunduar me sukses operacioni i filluar mengjesin e së enjtes, ku nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “spinuazh”, është arrestuar togeri policor B.J .

Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale sic janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mencur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar “ Dheu i Bardhë”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump kritikon Europën për sanksionet ndaj Rusisë: Nuk janë mjaftueshëm të ashpra

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të...

Imrane Veliu Aliu kandidate për këshilltare në Çair: Do të jem zëri i qytetarëve në organet vendimmarrëse

Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë...

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit. Ai në dëshminë e tij...

BDI: Shkupi helmohet, Izeti fshihet! Nga nënkryetar i Ali Ahmetit, përfundoi në zëdhënës i Mickoskit!

Reagimi i plotë i BDI-së Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë,...

Turqia: Do ta mbështesim Katarin në çdo masë që ndërmerr ndaj Izraelit

Turqia është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje në lidhje me qëllimet ekspansioniste të Izraelit, deklaroi Hakan Fidan Ministri i Jashtëm turk,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu