Mehdi Memeti: Komuna e Zhelinës vulos se RMV-ja, është shtet mafioz!

Skandali me mosrespektimin e të drejtave ligjore të punëtorëve në Komunën e Zhelinës dhe Shkollën Fillore “Pashko Vasa” në Grupçin sa vjen e thellohet. Ish-mësimdhënësi Mehdi Memeti, tre vite pas daljes në pension, ende nuk ka marrë dy pagat mesatare që i takojnë me ligj, si pjesë e kompensimit të parashikuar në Ligjin për Arsimin Fillor dhe Marrëdhëniet e Punës.

Edhe pse procesin gjyqësor e ka fituar në Gjykatën Themelore në Tetovë dhe lënda tashmë ndodhet në procedurë përmbarimore, drejtësia vazhdon të mungojë. Sipas Memetit, edhe përmbaruesit nuk po veprojnë, duke ngritur dyshime serioze për ndikime politike dhe mungesë të vullnetit institucional.

“Shteti është i kapur dhe i korruptuar deri në palcë! Kam trokitur në të gjitha institucionet – Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, Komisioni Antikorrupsion, Avokati i Popullit – por asgjë. Askush nuk lëviz as gishtin”, – shprehet Memeti në një deklaratë të hapur për opinionin publik.

Sipas tij, pushteti qendror dhe ai komunal vazhdojnë të ushtrojnë presion psikologjik ndaj qytetarëve, duke e keqpërdorur autoritetin si një “pronë personale”, ndërsa pengojnë edhe organet e policisë financiare të bëjnë kontroll apo revizion në komunë dhe shkollë.

“Kush janë ata mafiozë që e pengojnë policinë financiare të bëjë punën? Përgjigjja është e thjeshtë: politikanët lokalë dhe qendrorë, si të kaluarit ashtu edhe të tashmit. Ata janë mbi ligjin dhe përbuzin qytetarin”, – shton ai.

Memeti thekson se nuk është rasti i vetëm – janë shumë të pensionuar në Komunën e Zhelinës të cilëve u janë shkelur të drejtat elementare ligjore dhe, më keq, dinjiteti njerëzor.

“Sot politika e injoron qytetarin, por nesër kërkon votën e tij me arrogancë. Siç duket, për ta vetëm interesat personale vlejnë”, thotë ndër të tjera në reagimin e tij.

Duke përfunduar me fjalët e Migjenit: “Ah, si nuk kam një grusht të fortë e t’i mëshoj malit që s’bën zë”, Memeti paralajmëron se do të vazhdojë të luftojë për të drejtën e tij dhe të tjerëve, duke dokumentuar çdo padrejtësi dhe injorim shtetëror ndaj qytetarit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

BDI: Pa falje, pa dorëheqje! Poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon

Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese që u bëri publikisht administratorëve shqiptarë në Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke...

Voton Albin Kurti: “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, votoi në Prishtinë rreth orës 9:40. “Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive”, tha Kurti para...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu