Ndërtimet e paligjshme në Çair përballen me drejtësinë – Prokuroria nis procedurat!

Qyteti i Shkupit ka bërë të ditur sot se Prokuroria Themelore Publike ka filluar një procedurë penale lidhur me ndërtimet e paligjshme në komunën e Çairit, pas një denoncimi për falsifikime të dokumentacionit zyrtar.

Sipas komunikatës zyrtare, bëhet fjalë për falsifikimin e tërë librit arkivor me numra dhe kërkesa për legalizime, në të cilin dyshohet të jetë përfshirë drejtëpërdrejt edhe ish-kryetari i komunës, Visar Ganiu. Krahas kësaj, është iniciuar edhe një procedurë tjetër për legalizime të dyshimta të objekteve ndërtimore me ndihmën e një bashkëpunëtori tjetër.

“Prokuroria Themelore Publike ka nisur procedurat pas denoncimit të parë. Deri më tani, janë dy raste të ndara ku Visar Ganiu dyshohet për përfshirje direkte në falsifikime dhe legalizime joligjore,” thuhet në deklaratën nga Qyteti i Shkupit.

Për më tepër, autoritetet lokale presin që edhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të ndërhyjë në rastin e Çairit, ku – sipas tyre – vepron një “bandë e krimit të organizuar” që ka mundësuar ndërtimin e objekteve të pasigurta dhe të financuara nga “para të zeza”.

“Presim reagim urgjent ndaj këtij rrjeti që ka regjistruar objekte në emër të individëve të zakonshëm, të cilët tani janë bërë milionerë përmes legalizimeve të jashtëligjshme. Kjo është një goditje e rëndë ndaj sundimit të ligjit,” përfundon komunikata.

Hetimet pritet të thellohen në ditët në vijim, ndërsa opinioni publik po kërkon përgjegjësi dhe transparencë për një nga skandalet më serioze urbanistike në kryeqytet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lista Serbe akuzohet për shkelje të rregullores zgjedhore gjatë heshtjes zgjedhore në veri të Kosovës

Lista Serbe po akuzohet për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024 gjatë ditës së votimit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,...

Davutoğlu paralajmëron: “Njohja e Somalilandit nga Izraeli është pjesë e një strategjie për të rrethuar Turqinë, Egjiptin dhe Arabinë Saudite”

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoğlu ka reaguar ashpër ndaj njoftimeve për mundësinë e njohjes së Somalilandit nga Izraeli, duke e cilësuar këtë si një lëvizje...

Adnan Azizi: Un jam garanca për Gostivarin, zgjidhni Nevzat Bejtën

Në Pallatin e Kulturës në Gostivar, u mbajt konventa promovuese e koalicionit VLEN, ku u prezantua kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Nevzat...

“Me i thanë sot jo Albin Kurtit është njejtë si me i thane JO Millosheviçit ne 98-tën”, deklarata e ashpër e Shalës

Një deklaratë e analistit politik Azdren Shala, e bërë publike sot dhe që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Kosovë, ka ngjallur reagime...

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ish-krerët e UÇK-së, tashmë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme të së nesërmes. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ky i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu