Sulmet e SHBA në Iran, reagon Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konfliktin e armatosur Izrael-Iran.

Në një postim në platformën X, kreu i qeverisë shprehet se ‘Shqipëria mbështet përpjekjet e sinqerta të Presidentit të SHBA, Donald Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore’.

“Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.

Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.

Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore“, shprehet kryeministri Rama.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu