Turqia paralajmëron për përshkallëzimin global të konfliktit pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ashpër pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar se ky veprim ka rritur në maksimum rrezikun e përhapjes së konfliktit dhe destabilizimit rajonal, i cili sipas saj, u nxit fillimisht nga agresioni izraelit.

Në deklaratën e saj të parë zyrtare pas zhvillimeve dramatike të 22 qershorit, Ankaraja paralajmëron se tensionet aktuale mund të shndërrohen nga një krizë rajonale në një konflikt me përmasa globale.

“Si Turqi, kemi theksuar vazhdimisht rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon, që nisi me përshkallëzimin e dhunës nga Izraeli. Sulmi i sotëm i SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit e ka çuar këtë rrezik në nivelin më të lartë të mundshëm,” thuhet në deklaratë.

Ministria turke shpreh shqetësim të thellë për pasojat që mund të sjellë ky veprim dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira të veprojnë me përgjegjësi, të ndalojnë sulmet reciproke dhe të shmangin çdo hap që mund të sjellë humbje të reja njerëzore apo shkatërrime të mëtejshme.

Ankaraja e përsërit bindjen se diplomacia është e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor të Iranit dhe bën thirrje për mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore.

“Turqia është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit,” përfundon deklarata. Syri.net-CNN.gr

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu