Alarm demografik në Maqedoni: Në vitin 1994 lindën 31 mijë fëmijë ndërsa në 2024 lindën 16 mijë fëmijë

Maqedonia po përballet me një krizë serioze demografike, e cila po thellohet vit pas viti.
Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë një rënie të vazhdueshme të numrit të lindjeve të gjalla gjatë tri dekadave të fundit. Në vitin 1994, numri i lindjeve ishte mbi 31 mijë. Që atëherë, trendi ka qenë kryesisht në rënie. Pas vitit 2000, numri i fëmijëve të lindur ra nën 25 mijë, ndërsa në periudhën 2008–2014, falë masave stimuluese për lindjen e “fëmijës së tretë”, u shënua një stabilizim i lehtë dhe një rritje modeste e natalitetit.

Megjithatë, pas vitit 2014 situata është përkeqësuar ndjeshëm. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re, e cila kishte promovuar sloganin “Erdhi jeta”, numri i lindjeve ka shënuar një rënie të pandalshme. Deri në vitin 2024, numri i foshnjave të lindura ka rënë nën 17 mijë, duke arritur minimumin historik prej vetëm 16.061 lindjesh.

Ekspertët e demografisë dhe sociologët e shohin këtë si pasojë të një sërë faktorësh: emigrimi masiv i të rinjve, pasiguria ekonomike, standardi i ulët i jetesës dhe mungesa e politikave të qëndrueshme familjare.

Nëse trendi aktual vazhdon, Maqedonia rrezikon të përballet me pasoja serioze afatgjata: mungesë të fuqisë punëtore, plakje të popullsisë dhe presion të madh mbi sistemin pensional dhe atë shëndetësor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu