Ilire Dauti ironizon ashpër Taravarin: “Unë BDI nuk u bëra, por ti horr para botës po”

Shkup, Qershor 2025 – Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, ka reaguar me tone të forta dhe ironike ndaj një prej bashkëthemeluesve të koalicionit VLEN, pa ia përmendur drejtpërdrejt emrin, por me nënkuptime të qarta se i drejtohet, Arben Taravarit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Dauti e akuzon ish-bashkpartiakun për hipokrizi dhe mungesë koherence politike, duke kujtuar se ai ishte në qeverisje përkrah Izet Mexhitit për një vit rresht, por sot bën akuza ndaj të njëjtëve persona të cilët i mbronte.

“Pesë mandate në Çair me mbi 150 objekte të ndërtuara në të zezë, Izet Mexhiti dhe shoku i tij i kishin edhe para një viti, kur ti e përçave Aleancën për Shqiptarët për të shkuar me ta në koalicion,” shkruan Dauti.

Ajo i kujton se gjatë bashkëqeverisjes, kur ajo ngrinte shqetësime në Komisionin për Shëndetësi – siç ishte mungesa e gjuhës shqipe në propozim-ligje apo largimi i drejtuesve shqiptarë – përballej me akuza të pabaza prej tij.

“Më thoshe: ‘U bëre BDI’. E ja pra, shumë shpejt, vetëm pas një viti. Është shumë e qartë se unë BDI nuk u bëra, por ti horr para botës po,” shkruan Dauti me një gjuhë të prerë dhe thumbuese.

Deputetja e përmbyll reagimin me një paralajmërim të qartë për qytetarët dhe skenën politike shqiptare:

“Druajuni politikanëve pa formë politike, sepse ata që janë të ndërtuar, kudo që shkojnë dinë të jenë vetvetja.”

Ky reagim i Dautit vjen pas deklaratave të fundit nga Taravari, i cili ka nisur të kritikojë figurat që deri vonë i kishte partnerë brenda koalicionit VLEN – një zhvillim që ka nxitur dyshime për koherencën dhe sinqeritetin e qëndrimeve të tij politike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjeorgjievski njofton se u larguan nga puna 371 persona dhe fton institucionet për hetim të keqpëdorimeve në Higjienën Komunale

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, pasi mori mandatin e të parit të kryeqytetit, ka dalë në terren dhe ka njoftuar se që...

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu