Haxhiu thotë se Kurti i ka votat, por nuk shpjegon pse nuk po ja jep asaj për Kryeparlamentare

E propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Albin Kurti i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

E pyetur se përse ato vota nuk po përdoren për ta zgjedhur atë si kryetare të Kuvendit edhe pas 30 dështimeve, Haxhiu u shpreh se “kështu është situata për momentin dhe nuk mund të bëjmë publike pse ne themi kështu.”

“Unë e di që kryeministri i ka votat. Qasi soj është situata për momentin dhe nuk mund të bëjmë publike pse ne themi kështu. Unë mendoj që pikërisht për këtë opozita s’na voton.”, tha ajo.

Haxhiu tha se partitë e deritashme opozitare e dinë që Vetëvendosje i ka votat për Qeverinë Kurti 3.

Haxhiu po ashtu është shprehur skeptike se Gjykata Kushtetuese do të mund të zgjidhë ngërçin institucional që ka pamundësuar konstituimin e Kuvendit.

“Nuk kam besim se Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi do të na japë rrugë për zgjidhje. Çështja është se nuk ka objekt”, tha Haxhiu në RTK.

Ajo theksoi se kërkesa e dorëzuar nga AAK në Kushtetuese nuk ka bazë të mjaftueshme për shqyrtim, pasi mungon një vendim të Kuvendit që do të mund të kontestohej.

“Nuk ka një vendim të miratuar nga Kuvendi që të mund të konsiderohet si objekt i ankesës për Gjykatën Kushtetuese”, shtoi Haxhiu, duke lënë të kuptohet se zgjidhja e bllokadës aktuale kërkon një vullnet të ri politik dhe jo vetëm ndërhyrje juridike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sulmet ajrore izraelite në Liban, mes të vrarëve! Reagon Shtëpia e Bardhë: Vdekja e tij është një tragjedi

Një banor i SHBA-së nga shteti i Miçiganit ishte midis të vrarëve në sulmet ajrore të fundit izraelite në Liban. Kamel Ahmad Jawad, 56 vjeç,...

Gjeniu i Shkupit: Trajko Slavevski mban tri pozita njëkohësisht!

Në Maqedoninë e Veriut, ku gjithçka është e mundur, kemi një rast unik që po bën bujë: Trajko Slavevski, një figurë e njohur publike,...

“FRONTI ‘nuk funksiononte’, sot nuk e mbështet – Shabani me Taravarin, por pa VLEN-in”

Një zhvillim i ri politik ka ndodhur në komunën e Vrapçishtit, ku Isen Shabani ka hapur zyrtarisht shtabin për rikandidimin e tij si kryetar...

LAJM I FUNDIT: Rrezatim radioaktiv i konfirmuar në objektin bërthamor të Natanzit

Natanz, Iran – 13 qershor 2025 Autoritetet iraniane kanë konfirmuar se janë regjistruar nivele të rrezatimit radioaktiv brenda kompleksit të pasurimit të uraniumit në Natanz,...

Për arsye sigurie, kryeministri i Izraelit mund të vendoset në Greqi

Aeroplani zyrtar i kryeministrit izraelit ka fluturuar nga Aeroporti Ben-Gurion të premten në mëngjes kur Izraeli nisi sulmin mbi zonat ushtarake dhe bërthamore të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu