Kurani i veçantë i dhuruar nga presidenti Erdoğan ruhet në Xhaminë e Kalasë së Prezës

Kurani është riprodhuar nga Fondacioni i Arteve Klasike Turke dhe është faksimile nga kopja origjinale me autor kaligrafin e njohur osman Ahmed Karahisari

Xhamia e Kalasë së Prezës në Qarkun e Tiranës ruan një Kuran të veçantë i dhuruar për këtë xhami 10 vite më parë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kalaja e Prezës ndodhet në verilindje të Tiranës, në Njësinë Administrative Prezë, rreth 22 kilometra larg kryeqytetit dhe konsiderohet nga studiuesit si një kala tipike mesjetare. Brenda kalasë është edhe xhamia shekullore, duke e bërë këtë monument kulture edhe një atraksion për vizitorët e huaj dhe vendas.

TIRANË (AA) – Xhamia e Kalasë së Prezës në Qarkun e Tiranës ruan një Kuran të veçantë i dhuruar për këtë xhami 10 vite më parë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Xhamia e Kalasë së Prezës është një xhami me vlera historike dhe kulturore e cila sipas studiuesve mendohet të jetë ndërtuar rreth viteve 1528-1547, fillimisht si faltore për garnizonin osman dhe familjet përreth kalasë.

Kjo xhami është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe më 13 maj 2015 u mbajt ceremonia e inaugurimit të restaurimit, me pjesëmarrjen e Presidentit Erdoğan dhe zyrtarëve të tjerë turq dhe shqiptarë.

– Kurani i dhuruar nga Presidenti Erdoğan

TIRANË (AA) – Xhamia e Kalasë së Prezës në Qarkun e Tiranës ruan një Kuran të veçantë i dhuruar për këtë xhami 10 vite më parë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Brenda Xhamisë së Kalasë së Prezës ruhet një Kuran shumë i veçantë për llojin e tij të riprodhimit dhe punimit, duke përfshirë kaligrafinë, peshën, përmasat dhe letrën, por edhe për faktin se është dhuruar nga presidenti turk.

Më 13 maj 2015 Erdoğan vizitoi Shqipërinë, ku pas ceremonisë së fillimit të punimeve për Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, ai vizitoi edhe Xhaminë e Kalasës së Prezës për të inauguruar restaurimin e saj nga TIKA.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit u dhurua Kurani i cili sot ruhet me një kujdes të veçantë nga drejtuesit e xhamisë, por edhe nga besimtarët.

Ky Kuran është riprodhuar nga Fondacioni i Arteve Klasike Turke në vitin 2013 dhe është faksimile nga kopja origjinale me autor kaligrafin e njohur osman Ahmed Karahisari. Kopja origjinale e dorëshkrimit të këtij Kurani ruhet sot në Pallatin Topkapi në Stamboll.

– “Shumë vizitorë dhe besimtarë kënaqen nga ky Kuran i veçantë”

TIRANË (AA) – Xhamia e Kalasë së Prezës në Qarkun e Tiranës ruan një Kuran të veçantë i dhuruar për këtë xhami 10 vite më parë nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Kasem Hafizi, 78-vjeçari i cili shërben si imam në këtë xhami prej 33 vitesh dhe i cili mban edhe çelësat e vendit ku ruhet Kurani, për Anadolu tregon se nga informacionet që kanë marrë ky Kuran është një nga më të rrallët në botë.

“Në xhaminë tonë ruhet një Kuran tepër i veçantë, e ka dhuruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2015, me rastin përuruimit të rasturimit të kësaj xhamie nga TIKA e Turqisë. Ky Kuran ka një kaligrafi të veçantë. Ne e kemi peshuar këtë Kuran. Peshon afërsisht 17 kg dhe ka përmasa 60 cm gjatësi, 42 cm gjerësi dhe 8 cm trashësi”, tregon Hafizi.

Hafizi shprehet se sipas studiuesve që e kanë parë, janë pak nga këto kuranë sepse kushtojnë shumë. “Një nga këto na është dhuruar neve dhe na ka ra rasti ta mbajë xhamia jonë këtë Kuran të veçantë”, thekson ai mes emocioneve.

Kurani ruhet me një kujdes të veçantë i vendosur në një arkë të mbyllur dhe të tejdukshme edhe me xham, ku është i dukshëm për besimtarët dhe vizitorët, ndërkohë ngjall një interes të lartë për të gjithë.

“Kjo është një dhuratë tepër e veçantë që i takon xhamisë tonë. Shumë turistë, vizitorë dhe besimtarë që e shikojnë kënaqen nga ky lloj Kurani i veçantë”, thekson Hafizi.

Kalaja e Prezës vizitohet nga turistë të shumtë në të gjitha stinët e vitit dhe pjesë e itinerarit të tyre është edhe xhamia.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Medai Shaholli: Me Mickon përpara!

Me Mickon përpara! Ky është premieri më i "zgjuar" "Severnës" me eskortën e tij prej komitëve bashkë me titistët e rinj nga ZNAM-i e VREDI,...

PDSH si opsion për hyrje në Qeveri me një zvministër dhe disa drejtori?!

Burime qeveritare bëjnë të ditur për INA se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) është opsion për t’u bërë pjesë e Qeverisë. Nga partia e Menduh Thaçit...

Kthehet kaosi me transportin publik në Shkup, autobusët privatë s’janë në qarkullim

Që nga orët e mëngjesit mijëra qytetarë kanë mbetur rrugëve të Shkupit në pritje të transportuesve privat në temperatura mbi 34 gradë celsius. Siç...

Garip Kaba: Çdo pushtet është i përkohshëm, por turpi i padrejtësisë është i përjetshëm

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Garip Kaba, ka publikuar një mesazh të ashpër ndaj pushtetit aktual, duke theksuar se padrejtësitë ndaj shqiptarëve do të...

Blerim Bexheti: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Sekretari organizativ dhe deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi ka akuzuar qeverisjen VLEN se po hesht rreth ndryshimeve në Ligjin për menaxhim...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu