Pendarovski: Qeveria nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së – Po afrohet me vendet jo-demokratike të Evropës

Shkup — Ish-presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut nuk ka asnjë vullnet të vërtetë për të çuar përpara procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përkundër retorikës zyrtare që e paraqet BE-në si “qëllim strategjik”.

Në një intervistë për Deutsche Welle, Pendarovski e cilësoi si “retorikë të zbrazët” deklaratën e ministrit të Jashtëm, i cili së fundmi e përshkroi SHBA-në si partner strategjik dhe BE-në si objektiv strategjik. “Të gjithë ata që janë të angazhuar në politikën e jashtme e dinë mirë që kjo qeveri nuk ka ndërmend të ecë drejt BE-së me këto kushte,” theksoi ai.

Sipas Pendarovskit, Maqedonia është rasti i parë në historinë e zgjerimit evropian ku një vend kandidat vendos kushte për një shtet anëtar, në këtë rast Bullgarinë, për të pranuar gjykime nga Strasburgu apo për të njohur pakicën maqedonase. “Këto mesazhe janë për konsum të brendshëm. Qeveria nuk ka asnjë synim të ndryshojë Kushtetutën apo të përfshijë bullgarët. Dhe kjo është e vetmja pengesë për të avancuar,” u shpreh ai.

Ai kritikoi ashpër edhe orientimin e ri ekonomik të qeverisë, e cila po ndërton partneritete me vende si Hungaria, të cilën BE-ja po e sanksionon për shkelje të vlerave demokratike. “Po mësojmë nga Viktor Orbán, njeriu që shpiku termin ‘demokraci joliberale’ dhe që shfaq krenari për këtë model qeverisjeje,” tha Pendarovski me ironi. “Pse nuk ndërtojmë një partneritet strategjik me Gjermaninë, e cila ka një qeveri konservatore që është në të njëjtin grup politik me VMRO-DPMNE-në?”

Në përfundim, Pendarovski paralajmëroi se po shfaqet qartë një tendencë për t’u lidhur me vende që kanë qëndrime anti-evropiane dhe që janë të izoluar brenda vetë Bashkimit Evropian. “Po afrohemi me ‘dele të zeza’ të BE-së. Çfarë saktësisht do të mësojmë prej tyre?” pyeti ai retorikisht.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mislimi: “Tenton ta shes ujin e pijshëm, të ndalet çmenduria e Bilall Kasamit”

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tenton ta shes ujin e pijshëm pasi i shiti Monopollin, NPK-në, Ndriçimin Publik dhe parkingjet. Këtë alram e...

Siljanovska Davkova: Rezoluta bullgare për Maqedoninë është ofenduese

Rezoluta për Maqedoninë e miratuar nga Parlamenti bullgar është fyese dhe fillimisht e bën të pamundur ecjen përpara së bashku përmes dialogut, tha sot...

Arrestohet 39-vjeçari që kërcënoi Danella Arsovskën

Policia ndaloi një 39-vjeçar nga Shkupi, i cili, sipas raportit, kërcënoi kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska nga një makinë ndërsa kalonte në...

SPB njoftoi se ka zbardhur rastin me kërcënimet ndaj Danella Arsovskës

Rasti i kërcënimeve të dyshuara ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, është nën hetim nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Shkupit,...

BDI: Gjuha shqipe nuk është simbol folklori, është e drejtë kushtetuese, është identitet, është detyrim institucional

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar, Bekim Qoku në lidhje me miratimin e ndryshimeve për ligjin e përdorimit të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu